16.7 C
Prizren
E shtunë, 4 Korrik, 2020

Avokati i Popullit ende nuk ka marrë vendim për ta dërguar Ligjin e Pagave në Kushtetuese

Edhe pse në Institucionin e Avokatit të Popullit deri më sot janë dërguar 33 ankesa nga subjekte të ndryshme për kundërshtimin e Ligjit të Pagave për sektorin publik, Avokati i Popullit ende nuk ka marrë vendim përfundimtar për ta dërguar këtë ligj në Kushtetuese.

Ligji për Paga ka hyrë në fuqi nga data 1 dhjetor, por Avokati i Popullit, Hilmi Jashari thotë për KosovaPress se ende janë në shqyrtim të ankesave të reja, të cilat kanë mbërri sot në Institucionin e Avokatit të Popullit.

Jashari ka bërë të ditur se vetëm sot kanë pranuar tri ankesa të reja, që gjithsej janë 33, teksa tha se janë edhe në shqyrtim të analizës, për të cilën iu nevojitet ende kohë.

“Shumë shpejt do të dalim me një qëndrim zyrtar, mirëpo ende nuk ka përfunduar komplet analiza për të dhënë një përgjigje definitive dhe përfundimtare. Kështu që duhet ende kohë për të pasur një vlerësim përfundimtar. Edhe sot gjatë ditës kemi pranuar tri ankesa të reja. Fillimisht kemi filluar me dy-tri ankesa. Tash numri total është 33. Jemi në fazën e shqyrtimit edhe të analizës, kështu që na merr pak kohë edhe kjo punë”, tha Jashari.

Avokati i Popullit aktualisht është duke i trajtuar ankesat e paraqitura nga subjekte të ndryshme të sektorit publik lidhur me Ligjin nr. 06/L-111 për Pagat në Sektorin Publik, i cili ka hyrë në fuqi më 1 dhjetor 2019.

Ankesat kryesisht kanë të bëjnë me kushtetutshmërinë e ligjit në kuptimin e ndarjes së pushteteve dhe barazisë para ligjit, nën pretendimin se ligji nuk e ka arritur qëllimin e proklamuar me rastin e miratimit të tij: “Pagë të barabartë për punë të barabartë.”

Ditë më parë, Avokati i Popullit, me kërkesën e tij, është takuar me Sindikatën e Arsimit, Sindikatën e Shëndetësisë dhe Sindikatën e Policisë lidhur me Ligjin për Pagat në Sektorin Publik.

Këto sindikata kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me mundësinë e dërgimit të këtij ligji në Gjykatën Kushtetuese nga Avokati i Popullit. Për më shumë, këto sindikata, nëpërmes mediave, janë shprehur se ky ligj nuk guxon të dërgohet në Kushtetuese, duke kërcënuar edhe me “kolaps të shtetit”.

- Advertisement -

Më Shumë

Shtyhet gjykimi për keqpërdorime lidhur me ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Zhur

Të enjten, në Gjykatën Themelore në Prizren, ka dështuar të mbahet gjykimi për korrupsion ndaj  Almir Sahitit, Muhamet Bajramii, Drenusha Behluli Mehmeti dhe Hatixhe...

Marko Gjuriq rezulton pozitiv me Covid-19

Mediat serbe sot kanë raportuar se Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq, ka dalë pozitiv për Covid-19. Gjuriq thuhet se u  testua...

MASH-i shqyrton rikthimin në shkolla ose mbajtjen e mësimit në distancë në shtator

Rreth dy muaj para se të nisë viti i ri shkollor 2020/2021, Ministria e Arsimit ka formuar grupe punuese për përgatitjen e një plani...

Prizreni miraton vendimin për anëtarësim në Unionin e Bashkive Shqiptare në Rajon

Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit të enjten kanë miratuar vendimin për anëtarësim të Prizrenit në Unionin e Bashkive dhe Komunave Shqiptare në...

Sivjet mbi 31 mijë studentë më pak se vitin e kaluar

Mbi 31 mijë studentë më pak ka Kosova këtë vit krahasuar me një vit më parë. Kjo e dhënë është evidentuar përmes raportit “Statistikat...

Peng i prokurimit, 15 fshatra të Dragashit që pesë vjet pa ujë të pijshëm

Banorët e 15 fshatrave të Komunës së Dragashit po vazhdojnë të kenë sfidë furnizimin me ujë të pijshëm. Përkundër që ka pesë vjet që...

Komuna e Suharekës obligon punonjësit të mbajnë maska

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar se nga data 01.07.2020 të gjithë punëtorët e administratës obligohen t’i mbajnë maskat mbrojtëse. Muharremaj theksoi...

“Aktakuza ndaj Thaçit e Veselit është e qëllimshme dhe me motive”

Ministra, avokat, analistë dhe njohës të çështjeve të drejtësisë vendore e ndërkombëtare po thonë se aktakuza e ngritur nga Gjykata Speciale ndaj Presidentit Hashim...

Adrola Dushi në një lidhje dashurie? Kush ia ka rrëmbyer zemrën modeles

Pas ndarjes nga ish-bashkëshorti Adis Patushi, modelja e njohur Adrola Dushi është komentuar shumë në media për jetën private. Shpeshherë, modelja ka ndarë foto...

Serbët fushatë kundër UÇK-së në Has? (VIDEO)

Një kameraman serb po akuzohet nga banorët e zonës së Hasit, që bashkë me një ekip po fabrikojnë rrëfime kundër luftës çlirimtare në Kosovë. Sipas...

Situatë delikate te Barcelona, lojtarët nuk janë dakord me metodat e trajnerit

Barcelona është duke përjetuar momentin e saj më delikat që kur Quique Setien u ul në stolin e “blaugranave”. Jo vetëm sepse Real Madridi mund...

Mamushë: Babai mbyt aksidentalisht fëmijën me traktor

Një fëmijë 10-vjeçar ka vdekur si pasojë e një aksidenti. Ngjarja tragjike ka ndodhur në komunën e Mamushës. Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi...

Malisheva ndalon hyrjet në objektin e QKMF-së pa maska mbrojtëse

Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Liridon Hoti, ka bërë me dije se pacientët të cilët vizitojnë Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare...

8 raste të reja me COVID-19 në Prizren, 5 në Rahovec dhe 2 në Suharekë

117 TË SHËRUAR DHE 114 RASTE ME COVID-19! Sot më 03 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar...

Xavi trajneri i ri i Barcelonës? Mesfushori legjendar bën deklaratën surprizë!

Xavi Hernandez ka konfirmuar edhe një herë se planifikon të marrë drejtimin e stolit të Barcelonës. Ish mesfushori i skuadrës katalanase, i cili tashmë është...

Mourinho “kapet” me VAR-in, ja çfarë thotë

Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho, ka thënë se VAR-i i bën dëm futbollit, pas disfatës që pësoi skuadra e tij kundër Sheffield Unitedit të...

Lajmet e Fundit

Prizren: Erërat e fuqishme rrëzojnë shtyllat elektrike, 56 shtëpi mbesin pa rrymë (VIDEO)

Shiu e erërat e forta kanë shkaktuar dëme të mëdha në Prizren. Disa shtylla elektrike janë rrëzuar, duke rrezikuar banorët, njofton Klan Kosova. Për të lënduar...

Haxhi Avdyli i LDK’së konfirmon se ka dalë pozitiv me Covid-19

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka...

Haxhi Avdyli rezulton pozitiv me COVID-19

Katër deputetë të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë dalë pozitiv në testin për Covid-19. Burime të Gazetës Express bëjnë...

Për herë të tretë kërkon votë për parlamentin kroat, Ermina Lekaj-Përlaskaj nga Prizreni synon një ditë Qeverinë e Kosovës

Më 1990 kishte marrë rrugë nga Prizreni. Stacioni ndalues asokohe për Ermina Lekajn kishte qenë qyteti i Rijekës së Kroacisë. Në këto tri dekada ajo nuk...

Elita materiale me varfëri shpirtërore

Në një të kaluar të largët të parët tanë na thoshin se duhet shumë punë që njeriu atë që e ka materiale ta ndjejë...