11.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Avokatja e familjes: Ka prova të mjaftueshme për zbardhjen e krimit të vrasjes së dyfishtë në Malishevë

Avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi, në rastin e vrasjes së vëllëzërve Shani e Bahri Maloku ka hyrë vonë, jo krejt në fillim.

Megjithatë në procesin gjyqësor ishte tërë kohën aty. Ajo për InDoks ka ndarë opinionin e saj profesional në këtë rast ku dy persona u akuzuan për vrasjen e vëllëzërve Maloku, u tha në aktakuzë madje që ka edhe prova për këtë punë, por në fund dolën të pafajshëm për akuzën e vrasjes. U dënuan vetëm për armëmbajtje pa leje.

“Për shembull dy të pandehurit që janë të dënuar vetëm për armëmbajtje pa leje jo për vrasje ju kanë vendosur kamerat e përgjimit për ti përgjuar se çka po flasin. Të dytë e kanë përmendur çështjen e armëve, përmendet bunari, tash imagjino se ka vepru me efikasistet Policia e Gjakovës dhe Prokuroria , paramendo pas 9 maujve e kanë kontrollu bunarët ku të pandehurit i përmendin në momentin që janë ndaluar për 48 orë”, ka thënë Gashi-Bytyqi.

Kjo avokate në këtë intervistë për InDoks ka radhitur edhe defektet që u bënë në këtë rast, e që morri në Gjykatën në Gjakovë një epilog që së paku nuk e priste familja e viktimave, pra që të akuzuarit të liheshin të lirë. Gishtin e drejton kah Prokurori Agron Matjani, që kreu vetëvrasje pak ditë pasi që të akuzuarit për vrasjen e Shani e Bahri Maloku u lanë të lirë.

“Ka shumë defekte të tjera kemi edhe problemin se ka dëshmitar okularë dhe ky dëshmitar i ka përshkruar dorasit. Defekt tjetër është mos marrja parasysh e bisedave telefonike prej momentit kur ka ndodh vrasje , është dashur të analizohen deklartat se këto mundësi i ka Policia e Kosovës, në atë kohë ka qenë Agron Matjani gjallë dhe nuk është dashur që të kthehet në rigjykim”, ka thënë Bytyqi-Gashi.

Përderisa për rastin e vrasjes së dy vëllezërve nga fshati Plloqicë e Malishevës, Shani e Bahri Maloku, shteti kosovarë aktualisht nuk e ka askënd të akuzuar e askënd në burg për këtë krim, familja i ka varur shpresat tek Gjykata e apelit, të cilët për shumë muaj janë duke pritur verdiktin përfundimtar.

Më Shumë

Totaj priti kryetarin e PDAK-së, Qazim Rahmani

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj priti sot kryetarin e subjektit politik PDAK, Qazim Rahmani, nënkryetarin e Komunës së Ferizajt, Danush Ademi dhe bashkëpunëtorët e...

Ndërron jetë ish-futbollisti i Lirisë së Prizrenit, Xhemajli Gashi

Ka ndërruar jetë Xhemajli Gashi, ish-futbollist i njohur i Lirisë së Prizrenit. Ai ka lënë gjurmë të thella në komunitetin sportiv të qytetit. Xhemajli Gashi ka...

Lajmet e Fundit