18.8 C
Prizren
E martë, 16 Prill, 2024

Ballkani gjunjëzoi Llapin në ‘Zahir Pajaziti’

Skuadra e Ballkanit po tregohet e fortë në ketë kampionat, pasi sot e mposhti Llapin me rezultat bindës 1-3.

Vetëm në pjesën e parë, Llapi arriti të mbahet. Gjashtë minuta pasi filloi pjesa e dytë, Emini i vendasve e pengoi Prekazin dhe gjyqtari akordoi penallti. Nga pika e bardhë i pagabueshëm ishte Mirlind Daku, i cili realizoi golin e shtatë personal. Pas një ore lojë, Daku doli edhe një herë në skenë dhe realizon për 0-2, kurse Daku mori pjesë edhe në golin e tretë ku e shërbeu për mrekulli Blend Baftiu. Ndërsa Arbnor Ramadani realizoi golin e nderit për Llapin nga gjuajtja e lirë.

Llapi në tri ndeshjet e zhvilluara regjistroi tri humbje, kurse Ballkani e merr kryesimin me dhjetë pikë të grumbulluara./Epoka e re/

Më Shumë

Te Liria s’ka festë, lojtarët s’morën rroga as për Bajram

Kur klubi i futbollit Liria kishte rënë në duart e Rahman Kiçes, në Prizren ishte shtuar shpresa dhe optimizmi se më në fund ky...

Berisha viziton Bashkësinë Islame të Prizrenit, uron besimtarët për Fitër Bajram

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Dega në Prizren, Zafir Berisha sot ka vizituar Bashkësinë Islame të Prizrenit për të uruar festën kryetarit dhe kryesisë së...

Lajmet e Fundit