17.3 C
Prizren
E shtunë, 11 Korrik, 2020

Bamir Topi nxjerr sekretet: Si e gjeta Berishën të strukur dhe të përlotur në 1997

Ish-presidenti dhe politikani i njohur, Bamir Topi ka promovuar të premten librin e tij, “NOKTURN” (Kur arsyeja errësohet nga pushteti). Ceremonia e prezantimit të librit u zhvillua pranë rezidencës “Topi” në Tiranë.

Gati shtatë vite pas largimit nga detyra e kreut të shtetit, Bamir Topi ka vendosur të vijë ndryshe para publikut me një botim sa autobiografik aq edhe politik.

Në librin e tij, Bamir Topi rrëfen ngjarje politike dhe situata të padëgjuara më parë. Ndër të tjerë. Në librin e tij Topi ka treguar edhe gjendjen në të cilën e gjeti Sali Berishën, pasi ishte rrëzuar si President dhe bisedën që zhvilloi në korrik të 1997.

“Në këto zgjedhje korri një fitore të thellë koalicioni i majtë, duke marrë drejtimin si kryeministër Fatos Nano pas daljes nga burgu, duke propozuar qysh në krye të herë z. Rexhep Mejdani për President të Shqipërisë. Zgjedhja e tij u shoqërua me shkrepje në masë të armëve, që sillnin jehonën e gëzimit të largimit të Sali Berishës nga Presidenca.

Berisha erdhi menjëherë të nesërmen drejt selisë së PD-së, pas deklarimit të dorëheqjes së Tritan Shehut. Në mbrëmjen e 24 korrikut 1997, rreth orës 22:22 po kthehesha me familjen në shtëpi dhe po përshkoja rrugën ‘Toptani’ pranë selisë së PD. Në një çast u them që po futem të takoj Berishën, ndërkohë që ai vazhdonte të qëndronte në zyrë. Nga dera e jashtme e ndërtesës, gjatë shkallëve dhe korridorit që të çonte në zyrën e vjetër të kryetarit të PD-së nuk ndesha këmbë njeriu.

 

Gjithçka bosh aq sa mendova se kurrkush nuk ishte brenda. Duke iu afruar derës së sekretares, del dikush dhe pasi më pa më përshëndeti dhe më bëri shenjë që Berisha ishte aty. Hapa derën dhe pash një njeri tjetër nga ç’isha mësuar të njihja. I strukur në kolltuk, i demoralizuar dhe ndoshta i hutuar për sa kish ndodhur atë ditë.

Paradite ai ishte larguar nga Presidenca dhe pas dorëheqjes së ‘vullnetshme’ të Tritanit, Berisha ishte kthyer kryetar i PD. U përshëndetëm dhe pasi më ftoi të ulesha i thash se do të rrija vetëm pak minuta, pasi kisha familjen në makinë.

Prita që ta filloja unë bisedën e pari dhe kështu ndodhi. –‘Doktor –i thashë, – e di që kjo është tepër e vështirë, për gjithçka do të jetë ndryshe duke filluar qysh nesër. Kjo që ka ndodhur nuk ka të bëjë vetëm me ju! Unë di t’ju them që tek unë llogarit një mik, – dhe për t’i treguar gatishmërinë time vazhdova: Telefoni im është i hapur 24 orë, fatmirësisht shtëpia ima nuk është më larg se 300 m nga selia. Në çdo situatë unë do të jem këtu’. Pas këtyre fjalëve i thash që po largohesha dhe se do të shiheshim. U përshëndet gati i përlotur. Ishte në një gjendje morale të rënduar”.

- Advertisement -

Më Shumë

Në Spitalin e Prizrenit po trajtohen 22 pacientë me COVID-19

Në Spitalin e Prizrenit janë duke u trajtuar 22 pacientë me COVID-19, shkruan “PrizrenPress”. 270 pacientë me koronavirus janë duke u trajtuar në QKUK dhe...

Vetëm dje 12 lindje në Prizren

Në repartin e gjinekologjisë të Spitalit të Prizrenit, gjatë ditës së djeshme kanë ardhur në jetë 12 fëmijë, transmeton portali "PrizrenPress". Teuta Gurgushka, udhëheqëse e...

Gola si “zalli” në Suharekë (Video)

Janë shënaur katër gola në 18 minuta në derbin në mes të Ballkanit dhe Llapit që po zhvillohet në Suharekë. Vendasit janë duke fituar me...

OBM: Temperatura mesatare globale pritet të rritet me 1.5 gradë

Organizata Botërore e Meteorologjisë (OBM), në studimin e saj më të fundit thekson se temperatura mesatare globale pritet të tejkalojë nivelet paraindustriale, me 1,5...

Shtyhet gjykimi ndaj të akuzuarit për tentim vrasje, kanosje e armëmbajtje pa leje

Të merkurën, në Gjykatën Themelore të Prizrenit, ka dështuar të mbahet shqyrtimi gjyqësor kundër Florim Kallabës, i akuzuar për tentim vrasje, kanosje dhe armbajtje...

Prizren: Shtyhet gjykimi ndaj të akuzuarve për dhënien e banesave pa kriter për shoqatat e dala nga lufta

Të hënën, në Gjykatën Themelore të Prizrenit, ka dështuar të mbahet seanca ndaj të akuzuarve për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar, Reshat Mehmeti,...

Prizren: Ushtroi dhunë psikike vazhdimisht ndaj bashkëshortes dhe të bijës, arrestohet

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prizren pasi që i njëjti në vazhdimësi ka ushtuar dhunë psikike ndaj bashkëshortes dhe të bijës...

Përurohet stadiumi i futbollit në Sërbicë të Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Emilija Redzepi, sot kanë përuruar stadiumin...

Tetë kolegje nuk akreditohen, tri prej tyre do të mbyllen

etë nga 14 institucionet e arsimit të lartë që kanë qenë në proces për akreditim institucional nuk janë akredituar nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë...

Plagoset një person në Mushtisht të Suharekës

Të premten rreth orës 23:40 në fshatin Mushtisht të Suharekës, një person ka gjuajtur me armë në drejtim të viktimës të cilin e ka...

Hasi drejt një klubi të madh, interesim nga Turqia

Besnik Hasi mund të marrë drejtimin e një klubi të madh. Sipas gazetës “Arriyadiyah”, Hasi po ndiqet me interes nga skuadra e Feneberbahce, me...

Opozita akuzon ekzekutivin e Prizrenit për shpenzime të luksit

Partitë politike opozitare në Prizren nuk janë pajtuar me mënyrën e shpenzimit të parasë publike nga qeveria komunale gjatë vitit të shkuar. Sipas opozitarëve, ekzekutivi...

Pandemia godet turizmin kulturor

Situata ku gjendemi prej përhapjes së covid-19, ka goditur rëndë turizmin kulturor. Kalatë, muzetë dhe sitet arkeologjike po vuajnë mungesën e vizitorëve, duke shënuar...

Puthje dhe përqafime me Getoarin, Marina publikon videon nga shtrati

Moderatorja Marina Vjollca është shumë aktive në rrjetet sociale, ku publikon herë pas here foto nga momente të ndryshme të ditës. Së fundmi, ajo ka...

Rrahen mes vete vëllezërit në Rahovec – dërgohen në mbajtje

Dy të dyshuar meshkuj (vëllezër) janë arrestuar nga Policia ditën e djeshme në Rahovec. Të njejtit pasi një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete, njofton Klan...

Allegri i interesuar në PSG-në

Ish-trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, është i interesuar që ta udhëheqë Paris Saint-Germain, sipas raportimeve nga L’Equipe. Trajneri aktual i kampionit të Francës, Thomas Tuchel,...

Lajmet e Fundit

Në Prizren 29 gjoba të shqiptuara ndaj bizneseve të gastronomisë

Zyrtari nga Komuna e Prizrenit, Islam Thaçi për RTV Dukagjinin ka thënë se si pasojë e mosrespektimit të masave nga objektet afariste të gastronomisë...

Prizreni me 16 raste të reja me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se të premten në Komunën e Prizrenit janë konfirmuar 16 raste të reja...

Haxhi Avdyli ofshanë: Ah ku je katandis LDK’ja ime

Deputeti i LDK’së Haxhi Avdyli ka reaguar pas përplasjes së në Kuvend të dy anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Debati sonte në Kuvend...

Flet Xhavit Ukaj, deputeti që iu vërsul Osmanit, tregon arsyen e veprimit të tij

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhavit Ukaj, ka folur për Express lidhur me incidentin që ndodhi në...

Deputeti i LDK-së Xhavit Ukaj, i vërsulet Vjosa Osmanit

Deputeti i LDK-së, Xhavit Ukaj i është vërsulur kryetares së kuvendit, Vjosa Osmanit. Menjëherë pas veprimit të tij është ndërprerë senaca e Kuvendit të Kosovës. “Ndërpritet...