18.6 C
Prizren
E martë, 7 Korrik, 2020

Bankat në Kosovë presin inflacion më të ulët në vitin 2020

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), bazuar në anketën e realizuar në tetor të vitit 2019, vlerëson se gjitha bankat presin që inflacioni do të jetë më i ulët në vitin 2020 krahasuar me vitin 2019.

“Kur bëhet fjalë për nivelin e inflacionit, mesatarisht bankat presin që inflacioni nga 2.6% sa ishte në vitin 2019, do të jetë 2.1% në vitin 2020”, thuhet në rezultatet e Anketës së Kreditimit Bankar dhe Pritjeve për inflacionin.

Në anketën e realizuar me bankat komerciale në tremujorin e kaluar, pritjet e bankave kanë qenë se niveli i inflacionit do të jetë rreth 2.5 përqind në tremujorin e tretë dhe 2.6 përqind në tremujorin e katërt 2019. Të dhënat aktuale për tremujorin e tretë sugjerojnë se niveli i inflacionit në këtë tremujor ishte 2.6 përqind ndërsa për tremujorin e katërt, në anketën e fundit të realizuar me bankat komerciale, pritjet e bankave mbeten të pandryshuara. Bankat kanë pritje të ngjashme rreth zhvillimit të shkallës së inflacionit në tremujorin e katërt. Dy banka presin që inflacioni të sillet ndërmjet 3.0 përqind dhe 4.0 përqind, ndërsa bankat tjera presin që inflacioni të jetë mes 2.0 përqind dhe 3.0 përqind. Siç ilustrohet nga figura 8, shpërndarjet e raportuara të probabilitetit tregojnë një pasiguri relativisht të ulët në lidhje me rezultatin e ardhshëm të inflacionit, pasi shpërndarja e probabilitetit të bankave është e përqendruar në inflacionin e pritur.

“Mesatarisht, probabiliteti që niveli i inflacionit do të jetë në intervalin 2.0 deri në 2.4 është 34.4 përqind ,ndërsa probabiliteti që niveli i inflacionit do të jetë në intervalin 2.5 deri në 2.9 është 21.3 përqind. Në komentet e tyre cilësore, bankat kanë cituar disa faktorë të mundshëm për inflacionin më të lartë në vitin 2019:Taksa në importet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina;Pritja që aktiviteti ekonomik në vitin 2019 do të jetë më i lartë se një vit më parë; Prodhim i ulët në Kosovë dhe varësia e lartë nga importet; Zhvillimet e çmimeve në tregjet ndërkombëtare dhe Marrëdhëniet tregtare midis SHBA-së dhe Kinës”, raporton RTKLive.

Pritjet e bankave lidhur me dinamikat në shkallën e inflacionit kanë qenë të sakta për vitin 2019, pasi që të dhënat e publikuara në ndërkohë nga ASK-ja lidhur me inflacionin aktual kanë shfaqur vlera të ngjashme me pritjet e bankave. Edhe për vitin 2020, pritjet e bankave janë në përputhje me parashikimet e BQK-së, të cilat sugjerojnë nivel më të ulët të inflacionit krahasuar me vitin paraprak.

- Advertisement -

Më Shumë

Malishevë: Poston foto me armë në rrjete sociale, policia inicion rast ndaj të dyshuarit

Në Malishevë të hënën dy të dyshuar meshkuj kosovarë, janë ftuar në stacion policor për shkak se njëri prej tyre në rrjete sociale kishte...

Lul Raka: Në këtë situatë as që do të duhej të diskutohej mbajtja e dasmave

Mikrobiologu Lul Raka është i bindur se nuk do të duhej të lejohej mbajtja e dasmave aktualisht në Kosovë. Thotë se me rritjen e...

Kanye West i bëri Kimit dhuratën më të lirë

Kim Kardashiani dhe Kanye Westi janë shumë të pasur. Janë aq të pasur sa kanë një shtëpi gjigante që kushton 60 mijë dollarë dhe...

Kreu i BQK’së paralajmëron kolaps: Rënie ekonomike deri në 11% nëse s’ndërhyhet

Rënia ekonomike në vend si pasojë e pandemisë llogaritet të jetë minus 5.9 për qind, kjo sipas vlerësimeve të FMN-së. E kjo shifër mund...

Testi i maturës mbahet më 29 gusht

Ministri i Arsimit dhe Shkencës (MASh), Ramë Likaj ka thënë se kanë krijuar një grup punues për të përgatitur planin për vazhdimin e mënyrës...

Artan Sejrani emërohet ushtrues i detyrës së kryetarit të Gjykatës Themelore në Prizren

Artan Sejrani është emëruar ushtrues i detyrës së kryetarit të Gjykatës Themelore në Prizren. Këtë detyrë Sejrani e ka marrë nga data 04.07.2020. “Me vendimin e...

Mbërrin në 54 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Kosovë

Tri raste të vdekjes nga koronavirusi janë regjistruar në raportin e ri ditor të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë. Përderisa të martën...

BE-ja insiston në vazhdimin e dialogut, por paralajmëron “reduktime të përkohshme” të kontakteve me Thaçin

Sikur të mos kishte ndodhur anulimi i takimit në Washington, si pasojë e bërjes publike të aktakuzës nga Zyra e Prokurorisë së Specializuar kundër...

Ndahen mbi 1.8 milionë euro për kompensimin e bujqve

Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural që të ndajë mjete financiare ne vlerë 1 milion e...

LAJMI I FUNDIT: Që nga mesnata edhe katër të vdekur me COVID-19 në Kosovë

Edhe katër persona kanë vdekur në Qendrën Klinikë Universitare të Kosovës që ishin të infektuar me COVID-19. Burime të Express kanë thënë se të...

Prizren: Arkëtari i bankës “NLB” dënohet me gjobë për keqpërdorim detyre

Arkëtari kryesor në filialin e bankës “NLB” me seli në Prizren, Adnan Bajrami është dënuar me 600 euro gjobë, për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Aktgjykimi...

“Vonesat e pagesave nga Pakoja Emergjente, shumë biznese janë në mëshirën e fatit”

Ndonëse Kosova ka shkallën më të ulët të borxhit publik, krahasuar me vendet e rajonit, rritja mund të bëhet pa asnjë problem. Kryetari i Odës...

Prokurori tërhiqet nga aktakuza për korrupsion ndaj ish-inspektorit të ndërtimit në Prizren

Prokurori Mehdi Sefa, në seancën gjyqësore të mbajtur të enjten, në Gjykatën Themelore në Prizren, u tërhoq nga aktakuza ndaj ish-inspektorit të ndërtimit në...

Humb betejën me COVID-19 edhe mjeku i dytë në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë njofton për ndarjen nga jeta këtë mëngjes të dr. Hysni Shkjaut, i cili nuk e fitoi dot betejën me virusin e...

Çekiçi shënon golin e 10-të në Slloveni

Endri Çekiçi, sulmuesi i Kombëtares, ka gjetur golin në sfidën e sotme që skuadra e tij, Olimpija Ljubjana, ka luajtur në transfertën delikate me...

Pandemia riformëson punën në redaksitë e mediave lokale në Prizren

Mediat lokale në Prizren prej kohësh përballen me sfidën e mbijetesës, shkaku i të hyrave të kufizuara financiare nga marketingu. Situata e krijuar si...

Lajmet e Fundit

Allegri i interesuar në PSG-në

Ish-trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, është i interesuar që ta udhëheqë Paris Saint-Germain, sipas raportimeve nga L’Equipe. Trajneri aktual i kampionit të Francës, Thomas Tuchel,...

Rekord në Kosovë: Sot 195 raste të reja, 7 në Prizren

44 TË SHËRUAR DHE 195 RASTE ME COVID-19! Sot më 06 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar...

Pamje nga Prizreni, pas hyrjes në fuqi të masave të reja kundër coronavirusit

Nga sonte kanë hyrë në fuqi masat e reja kundër coronavirusit. Edhe qytetarët e Prizrenit do të duhet të ndjekin rregullat e reja të vendosura...

Camaj dhe Koliqi agjentë të shumëfishtë?! Apo Tare një konspiracionist manipulator?

Ermal Mulosmani Në blogun letrar “Peizazhe të fjalës” sot u publikua një material mjaft voluminoz me dokumenta arkivore dhe plot arsyetime nëntekstuale që përpiqeshin të implikonin...

Çfarë po ndodh me shqiptarët?

Shkruan: Avdi Ibrahimi Çuditërisht vështir të gjejmë qetësinë, sa nga armiku i jashtëm Serbia, e sa nga armiku brendshmëm i llojit tonë neotitist, e të...