21.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

“BarCamp Prishtina”, diskutime për sfidat e grave kosovare

sfida e graveDrejtuesit e “BarCamp Prishtina” e kanë mbajtur të enjten mbrëma takimin e fundit për këtë vit, ku para një numri të konsiderueshëm të audiencës, gra dhe vajza që merren me art kanë treguar për përvojat e tyre nga lëmi pak a shumë të ndryshme.
Fillimisht, përvojat e tyre gjatë performancave të ndryshme gjatë vitit që po e lëmë pas, i kanë treguar katër vajzat e grupit “Haveit”, motrat Hana Qena dhe Vesa Qena dhe motrat Lola Sylaj dhe Alketa Sylaj.
Vesa Qena ka treguar para të pranishmëve se si grupi i tyre gjatë verës e kishte organizuar një protestë pranë godinës së Kuvendit të Kosovës, si shenjë revolte për Ligjin për femrat e dhunuara gjatë luftës, siç ka thënë ajo, për gjuhën seksisite që ishte përdorur nga deputetët.

Ajo ka thënë se të revoltuara nga fjala ekzaminim, që siç ka thënë ajo, është përdorur në veçanti nga deputeti i PDK-së, Shaip Muja, kishin vendosur një tavolinë pranë Kuvendit të Kosovës, të mbuluar me çarçaf të bardhë që simbolizon spitalin, dhe me çekanë dhe dërrasa kuzhine kanë shtypur molla, fryt ky që sipas saj simbolizon pastërtinë, femrën e ndoshta edhe virgjërinë.

Ndërkaq, motra e saj, Hana Qena ka folur për një aktivitet tjetër që e kishin gjatë verës së sivjetme si shenjë proteste ndaj keqpërdorimit të ujit nga Komuna e Prishtinësnë fontanën përballë Teatrit Kombëtar derisa banorët e kryeqytetit vuajn për ujë të pijshëm.

Për të treguar këtë gjë, ajo ka thënë se kishin organizuar larjen e rrobave në ata ujë, me çka, siç ka thënë ajo, u patën siguruar se disa rrobe mund t’i veshin sërish, tashmë të lara.

Bashkëpunëtorja e tyre, Alketa Sylaj, ka thënë se aktivitet tjetër i këtij grupi me katër vajza ka qenë protesta në festivalin e filmit “Prishtina Pri Film”, për t’i kritikuar artistët dhe organizatorët, të cilët, siç ka thënë ajo, nuk kanë para për të hëngër diçka më shumë se një byrek, ndërkohë që sillen sikur persona të pasur.

Për këta, Sylaj, ka kujtuar se ishte kritikuar ashpër nga udhëheqësit e këtij festivali, të cilët, sipas saj, më shumë se me kritikë korrekte janë marrë me të personalisht.

Annea Hapçiu, që është e diplomuar për marketing dhe ndërmarrësi, ka folur për joga dhe rëndësinë e praktikumit të tyre për shëndetin e njeriut.
Ndërkaq, skenaristja Blerta Zeqiri ka treguar përvojën e saj të keqe, që është rritur në një familje pa vëlla, që është trajtuar si burrë, dhe për problemet që ka pasur më pas kur është përpjekur të regjistrohet në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës, dega regji, ndërkaq, një profesor i kishte bërë presion që mos të shkojë, meqenëse, regjia është degë e rëndë për femra, ndërsa dramaturgjia jo.

Skenaristja dhe regjisorja kosovare e disa filmave të shkurtër dhe të gjatë të cilët kanë marrë pjesë në festivale të rëndësishme ndërkombëtare, e shumë prej të cilëve kanë fituar çmime ndërkombëtare, ka thënë se meqenëse iu kishte pjekur në kokë se është si burrë, kishte hasur në probleme edhe gjatë studimeve në Francë, kur kishte mbetur shtatzënë si në fëmijë e parë, edhe në të dytin, ndërsa, siç ka thënë ajo, ishte ndjerë keq sepse iu kishte dukur se një mashkull ka mbetur shtatzënë.

Ndryshe nga kjo, organizatorët e “BarCamp Prishtina” kanë thënë se ky grupim i të rinjve, që të enjten është bërë në Teatrin Oda, dedikuar për gratë në shoqërinë kosovare, për të tetëmbëdhjetën herë i sjellë kryeqytetit takimin e përmuajshëm të komunitetit me prezantime interesante dhe diskutimet interaktive.

Ata janë mbështetur IPKO Foundation, BarCamp-i i dhjetorit shënon rikthimin e këtij aktiviteti në ambientin tradicional të kryeqytetit./KultPlus.com

Më Shumë

Hovenier për masakrën e Krushës: NATO reagoi për të ndaluar gjakderdhjen

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka thënë se inaugurimi i Muzeut të Masakrës së Krushës së Madhe të Rahovecit, i dokumenton këtë ngjarje...

Hamza: Qytetarët e dinë, kur unë them diçka, e realizoj

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryeministër, Bedri Hamza, ka deklaruar se përkrahja e tij për këtë post do të jetë nga...

Lajmet e Fundit