11.6 C
Prizren
E shtunë, 30 Maj, 2020

Barnat nga Serbia dhe Bosnja drejt zhdukjes nga tregu farmaceutik i Kosovës

Barnat të cilat janë importuar në Kosovë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, tashmë janë zëvendësuar plotësisht me importe nga tregjet tjera, thonë autoritetet përgjegjëse nga kjo fushë.

Nevoja për zëvendësimin e këtyre barnave ndërlidhet me taksën 100 për qind të cilën Qeveria e Kosovës u ka vënë të gjitha importeve nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

Disa pacientë, kryesisht me sëmundje kronike, kanë përdorur me vite barna që janë importuar nga këto dy shtete. Tani, ata detyrimisht duhet t’i zëvendësojnë barnat që i kanë përdorur, me ato që vijnë nga tregjet tjera, kryesisht nga vendet e Bashkimit Evropian. Zëvendësimin e barnave, ata e bëjnë qoftë me ndihmën e mjekëve apo farmacistëve.

Merita Sadriu, paciente, thotë se në fillim kishte hezituar ta zëvendësonte ilaçin që e kishte përdorur për disa vjet, i cili prodhohet në Bosnjë e Hercegovinë.

‘’Pasi kam kuptuar që e ka efektin e njejtë ilaçi, por vetëm brendi ndërron, kam pranuar ta zëvendësoj. Jam konsultuar me mjekun, por edhe me farmacistin, dhe më kanë treguar që efekti është i njejtë. Kam përdor ilaç për hipertension, ‘’Llopril’’, e që tash ka mungesë, por e kam zëvendësuar’’, thotë Sadriu.

Farmacisti Alban Desku, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se tregu farmaceutik, prodhimet e këtyre dy shteteve i ka zëvendësuar shumë shpejtë me prodhime nga vendet e rajonit, por edhe të Evropës.

Ai thotë po ashtu se një risi në treg është se ilaçet e reja, janë më të lira, sidomos ato që i takojnë prodhimit vendor.

“Mungesë barnash nuk ka. Ato po zëvendësohen me importe nga vendet e rajonit, por edhe të Evropës e gjithashtu edhe me produkte vendore. Çmimi dallon për të mirë, janë me lirë. Pra, substancë e njëjtë, ilaçi i njëjtë, por vetëm brendet dallojnë”, tha Desku.

Ai tregon se në fillim ka qenë e vështirë që t’i bindin pacientët të ndërrojnë ilaçet që kanë përdorur me vite.

“Disa pacientë si laik që janë në lëmin e farmaceutikës, e krijojnë besimin tek ai lloj ilaçi që e kanë përdorur me vite dhe në mungesë informate të duhur, nuk i besojnë ilaçit tjetër. Ne ua shpjegojmë që substanca është e njëjtë, vetëm brendi dallon. Por pacientët rezistojnë shpeshherë pasi janë mësuar me disa lloje të barnave kryesisht të Bosnjës. Ndonëse ka edhe pacientë që e tejkalojnë me lehtësi, ne si farmacistë e kemi obligim që t’i bindim që ilaçi ka substancat e njëjta dhe efektet e njëjta”, tha Desku.

Në anën tjetër, Florina Berisha nga Shoqata e Farmacistëve të Kosovës, tha se tregu farmaceutik nuk e ka ndjerë mungesën e barnave nga shteti i Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, meqë ato janë zëvendësuar menjëherë.

Megjithatë, ajo thotë se në tregun e Kosovës është vërejtur mungesa e disa produkteve të cilat prodhohen në Serbi sepse janë të licencuara, por janë produkte evropiane.

“Ne po vërejmë mungesa të disa produkteve të kompanive që janë të autorizuar të prodhojnë në Serbi e që janë produkte gjermane për shembull, por që megjithëkëtë po mund t’i zëvendësojmë, dhe nuk ka pasur problem deri tani”, tha Berisha.

Berisha thotë se barnat që importohen në Kosovë u takojnë vendeve të ndryshme.

“Kryesisht prej Evropës importohen në Kosovë, por ka treg edhe nga Amerika, Kina, India, por që dominon tregu evropian për shkak se është me i lehtë importi”, tha ajo.

Qeveria e Kosovës, në nëntor të vitit të kaluar, mori vendim që të rrisë në 100 për qind taksën doganore për produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnja. Në këto produkte hyjnë edhe barnat.

Kosova rreth 20 vjet është furnizuar me barna nga Bosnja dhe dy vjet nga Serbia, meqë barnat e shtetit serb janë regjistruar së voni, pasi ndër vite me radhë nuk janë importuar fare. /REL

- Advertisement -

Më Shumë

E famshmja e Champions, Kinsey Wolanski s’i lë prapësitë

Kinsley Wolanski e ka konfirmuar se bën pjesë te gocat e mbrapshta. E gjithë bota u njoh me të kur hyri gjysmë e zhveshur...

Xhavit Haliti tregon se për çka do të mbahet mend Albin Kurti

Ish-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Xhavit Haliti, ka folur për situatën politike që po mbizotëron ditëve të fundit në Kosovë. Haliti në rubrikën Sytë 7...

Prizren, shoqërohen në polici tre persona për mosrespektim të masave

Policia e Kosovës në 24 orët e fundit në Prizren ka shoqëruar tre persona në stacionin policor për mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë. Sipas...

Malishevë: Kanos me armë gjuetie, arrestohet i dyshuari

Një burrë në Malishevë ka raportuar për një mosmarrëveshje të datës 19.05.2020 me datën 26.05.2020 është kanosur me armë gjuetie nga i dyshuari mashkull...

Mustafa: Po e presim aktgjykimin e kompletuar për thirrjen e seancës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se janë duke e pritur aktgjykimin e kompletuar të Gjykatës Kushtetuese, për të thirrur...

Trim Kosove Nait Hasani!

Sahit F. Osmani Trim mbas trimi 100 vjet Çdo kohë nxjerr trimin e vet, Randobrava zjarr i lirisë, Nxjerr nji trim luftën m’e nisë! Del ky trim ky djalë...

Pandemia COVID-19, teori konspiracioni apo skenar i përgatitur

Av. Faik MIFTARI Pasi që jemi në prag të përfundim të pandemisë COVID-19, si pasojë e së cilës masat kufizuese restriktive pritet të përfundojnë me...

25 zyrtarë policor janë të prekur nga virusi COVID-19

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, sot bëri të ditur se 25 zyrtarë janë prekur nga COVID-19, prej tyre 11 janë shëruar dhe...

Trump: Flamujt amerikanë në gjysmështizë për t’i nderuar viktimat e COVID-19

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka urdhëruar që të gjithë flamujt amerikanë nëpër institucionet shtetërore të vendosen në gjysmështizë për t’i nderuar viktimat që pësuan...

Ish-ministri Gashi përkujton 27 martirët e masakrës së Tusuzit

Ish-ministri i Ministrisë së Kulturës dhe Sportit, Kujtim Gashi ka përkujtuar 27 martirët, të cilët kanë rënë në masakrën e Tusuzit të Prizrenit, 21...

Këngët e The Beatles me tematikë filozofike

Shumica e këngëve të Beatles, si pjesa më e madhe e pop këngëve, kanë tema dashurie. Por siç muzika e grupit zhvillohej, kështu dhe...

Rexhaj: Albin Kurti nuk ka grup, por Hashim Thaçi le të mbahet mirë

eputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka komentuar akuzat e presidentit të vendit, Hashim Thaçi, ndaj kryeministrit në...

Mbappe flet sërish për “Topin e Artë”

Kylian Mbappé ka dhënë një intervistë për gazetën britanike, “Daily Mirror”, në të cilën flet për ambicien dhe dëshirën e tij për të fituar...

“Nuk kryenim marrëdhënie, e urreja burrin”, partnerja e Crouch flet hapur

Abbey Clancy, partnerja e Peter Crouch, ka zbuluar një prapaskenë shumë interesante gjatë kohës që ishte shtatzënë. Gruaja e ish-sulmuesit të njohur anglez zbuloi...

“Break My Heart” nga Dua Lipa me mbi 100 milionë klikime

Pak muaj i janë dashur këngës së Dua Lipës “Break My Heart” për të arritur mbi 100 milionë klikime. Këtij faktit i është gëzuar edhe...

Historia që përloti botën/ Filmi “Mrekullia në qelinë nr.7” thyen rekord

Filmi turk “Mrekullia në qelinë nr.7” ka përlotur të gjithë ata që e kanë ndjekur dhe vazhdon të ketë sukses në shumë shtete të...

Lajmet e Fundit

Hasi i Prizrenit do të mbes pa ujë të pijes për katër ditë

Kompania e Ujësjellësit në Komunën e Prizrenit “Hidroregjioni Jugor“ ka njoftuar se për katër ditë 11 fshatrave  në zonën e Hasit në Prizren do...

Të gjitha testet e sotme për COVID-19 në Malishevë, rezultuan negative

Sot në territorin e Komunës së Malishevës, janë bërë nëntë teste të rasteve të kontaktit për COVID-19, dhe të gjitha testet kanë rezultuar negative....

Gjashtë raste të reja me COVID-19, asnjë nga Prizreni

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe gjashtë raste të reja me koronavirus në vend. Numri i të...

Malisheva për pak të shpëtojë nga COVID-19 (Video)

Me pandeminë e koronavirusit po ka telashe edhe Malisheva, ani se ditëve të fundit ndjehej e lehtësuar dhe e gatshne ta shpallte fitoren mbi...

PDK-ja kërkon hetime për shembjen e shtëpisë së vjetër në Prizren

Partia Demokratike e Kosovës(PDK) në Prizren kërkon nga organet e drejtësisë që të hetojnë rastin e shembjes së shtëpisë ku u lënduan dy pronarët...