13.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Bayern Munchen rikthehet në stërvitje, por me rregulla të reja

Klubet e futbollit gjerman arritën një marrëveshje dhe gjatë ditës së shtunë morën vendimin për të përfunduar këtë sezon futbollistik.

Datë zyrtare nuk ka akoma, kjo varet nga ecuria e koronavirusit, por është e sigurt që Bundesliga do të rinisë.

Bayern Munchen vendosi të rikthehet në stërvitje dhe ka vendosur disa rregulla bazë, që zbulohen nga francezja L’Equipe. Një minifazë përgatitore është e nevojshme, pasi lojtarët janë pushim prej ditëve të para të muajit mars. Djemtë e Flick do të stërviten të ndarë në katër fusha.

Lojtarët do të punojnë në 5 grupe dhe secili grup do të ketë nga 4 futbollistë. Ndryshime janë bërë edhe në dhomat e zhveshjes, teksa lojtarët do të kenë një dhomë të veçantë për t’u ndërruar. Ata mund të ushqehen në fund të çdo seance stërvitore, teksa dushet do i bëjnë në shtëpitë e tyre.

Më Shumë

Moti sot: Me rrebeshe shiu dhe shkarkime rrufesh

Të enjten mbi Kosovë parashihet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell.   Sipas Meteo Kosova, gjatë orëve të para...

Pse e sulmoi Irani Izraelin?

Ben Blushi Sulmi i Iranit kundër Izraelit do të mbahet mend si një ngjarje në të cilën ai që sulmon ka më shumë frikë se...

Lajmet e Fundit