7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

BD, shpalos programin para studentëve

BD para studenteveBartësi i listës Osman Hajdari, i shoqëruar edhe nga kandidatët për Kuvend të Prizrenit Skender Susuri dhe Shani Berisha, shpalosen platformën zgjedhore të Bashkimit Demokratik para shumë studentëve të Universiteti të Prizrenit.

Hajdari shpalosi para studentëve të Prizrenit dymbëdhjetë premtimet kryesore që kandidati për kryetar, Zafir Berisha, ka si ofertë për qytetarët e Prizrenit. Ai theksoi se çdo shoqëri e organizuar në këtë rast edhe Prizreni duhet t’i kushtojë rëndësi të madhe ndërtimit të vazhdueshëm të administratës publike – komunale dhe ofrimit sa më efikas të shërbimeve publike sepse ajo paraqet shtyllën kryesorë të pushteti komunal.

“Ne duhet të ecim me konceptin e qartë se organet e administratës komunale duhet të bëhen realisht struktura efektive te pazëvendësueshme në themelet e pushtetit komunal të Prizrenit. Kështu do të arrijmë të krijojmë mentalitetet, shprehitë, metodat e punës, aftësitë menaxhuese dhe një koncept te qartë për përmbajtjen e punës së këtyre organeve, tek vetë shërbyesit civilë të administratës komunale si dhe tek vetë  strukturat e zgjedhura politike të pushtetit vendor”, tha Hajdari.

Ndërkaq, kandidati për Kuvend Komunal Skender Susuri premtoi se me ardhjen e BD–së në qeverinë komunale do të sigurohet një sistem arsimor gjithëpërfshirës, cilësor, transparent dhe në përputhje me nevojat e tregut. “Bashkimi Demokratik garanton funksionalizim të plotë të shërbimit pedagogjik –psikologjik dhe shëndetësor në shkolla, më shumë kopshte publike, zero përqindje braktisje të shkollimit të obliguar, etj.”, tha Susuri.

Ndërsa, kandidati tjetër Shani Berisha, shpjegoi në detaje rendësin e implementimit të projekteve urbanistike me theks të veçantë implementimin e Parkut të Biznesit dhe Planit rregullues  “Dardania 2 “. “Implementimi i Parkut të Biznesit është i një rëndësie të veçantë, pasi hapë perspektivë për tërheqjen e investimeve vendore e të jashtme, me çka do të hapen mundësit për krijimin e vendeve të reja të punës, që është synim kryesor i Bashkimit Demokratik”, tha Berisha./PrizrenPress.com/

Më Shumë

52 vite më parë Bekim Fehmiu vizitoi për herë të parë Shqipërinë

Më 21 prill 1972 aktori kosovar me famë botërore Bekim Fehmiu vizitonte për herë të parë Shqipërinë. Fehmiu lindi në Sarajevë më 1 qershor 1936...

Shkolla ‘Bajram Curri’ në Romajë të Hasit, drejt një fushe sportive të re

Shkolla fillore “Bajram Curri” në Romajë të Hasit, shumë shpejt do të bëhet me fushë të sportit. Drejtori i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit...

Lajmet e Fundit