14.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Bear Berisha: U kyça në rrugën e idealit të babait

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Bear Berisha beson së qytetarët do ta votojnë në zgjedhjet e 6 tetorit.

Ai premton se nëse e merr besimin, do t’i mundësohet të punojë më shumë për vendin.

“Unë besoj se do ta marr besimin e qytetarëve dhe si deputet i Parlamentit të Kosovës do të jem në shërbim të atdheut në radhë të parë”.

“Do të kontribuoj që të nxirren ligje që e ndihmojnë qytetarin të ecë përpara. Do të jem zëri i qytetarëve në të gjitha fushat, ku ai ka nevojë”.

“Jam në dijeni të problemeve me të cilat përballen qytetarët dhe Kosova, sepse përvoja në Perëndim më ka skalitur, që me maturi, me guxim të bisedohet me qytetarë hapur, pa prapavijë dhe pa qëllime përfitimi”.

“Me qytetarët duhet sqaruar haptas gjërat madhore dhe ato që u takojnë ekskluzivisht qytetarëve”.

“Mos hapja e temave në mesin e qytetarëve shumë herë e ka lënduar politikën e Kosovës, sepse qytetare informohet përmes mediumeve dhe rrjeteve sociale, të cilat në të shumtën e rasteve nuk ia prezantojnë qytetarit problemet ashtu siç duhet. Prandaj, për këtë arsye keqkuptimet janë më pranë qytetarit se sa të vërtetat”.

Beari është djali i heroit Xhevat Berisha.

Ai është bërë pjesë e PDK-së.

“Kam vendosur të kandidohem për deputet në Parlamentin e Kosovës, se duke jetuar jashtë, kam parë se cila platformë politike mund ta çojë përpara Kosovën dhe kjo platformë është platforma e PDK-së”.

“Është e vetmja parti politike, në të cilën i ka varur shpresat Bashkimi Evropian dhe Shtet e Bashkuara të Amerikës, që Kosova të bashkudhëtojë me programin ndërkombëtar”.

“Mbështetur nga këto që thash pse të mos jem unë pjesë e këtij karvani, që ta çojmë Kosovën aty ku e ka vendin në BE me ndihmën e SHBA-ve. Çdo shmangie e imja nga kjo rrugë do të ishte shmangie nga rruga e idealeve të Heroit të Kosovës Xhevat Berishës, babait tim”.

Kandidati Berisha i thur elozhe kandidatit të PDK-së për kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli.

“Pë ta votuar Kadri Veselin kryeministër ka njëmijë arsye”.

“Është një politikan që ka autoritet dhe përkrahje ndërkombëtare më shumë se të gjithë kundër kandidatët”.

“Është kandidat, i cili kudo në çdo takim ndërkombëtar e përdor “vulën” e UÇK-së, që e vulosi pavarësinë e Kosovës dhe me këtë “vulë” do ta vulos edhe anëtarësimin e Kosovën në të gjitha organizmat ndërkombëtar”.

“Është komunikativ me qytetarë, i pa kompromis për të korruptuarit, i prerë në qëndrime dhe vendime.

“Prioritet mbi prioritete është dëshmuar se e ka Kosovën dhe për mbrojtjen e shtetit është në gjendje të sakrifikoj veten dhe partinë”.

“Kadri Veseli është gurthemel i çdo veprimtari rreth bërjes së Kosovës shtet dhe pa te shteti i Kosovës do të lëkundet dhe do të rrëzohet pa bërë asnjë hap…..”

“Ndërsa unë duke i parë këto tipare të Kadri Veselit kam vendosur që ta vazhdojë rrugën e idealeve të babit, me të cilat ideale jam rritur dhe jam bërë ky që jem”.

“Idealet që m’i ka lënë amanet babai im me gjakun e tij, i shoh të paluhatshme vetëm te Kadri Veseli dhe për këtë jam i bindur se do të kemi sukses me Kadri Veselin, Kryeministër. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kush është 29-vjeçarja shqiptare që përplasi për vdekje vëlla e motër në Kroaci!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Koraci dy ditë më parë, ku si pasojë e një aksidenti humbën jetën vëlla e motër, 21...

Robert publikon një video me të dashurën e tij Ana Skrel, dyshja shfaqen duke u përqafuar derisa ai nuk i ndalë puthjet

Robert Berisha dhe Ana Skrel si duket kanë qenë së bashku në një event, kjo u kuptua pas një videoje që publikuan dyshja në...

Lajmet e Fundit