10.8 C
Prizren
E martë, 14 Korrik, 2020

Bedri Istrefi flet për suksesin e Vala Tv: 150 mijë shkarkime për një javë, 90.000 përdorues

Drejtori i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi, ka dhënë shifra të larta të shkarkimit të platformës më të re televizive, Vala Tv.

Ai ka shkruar në rrjetin social se “vetëm për 7 ditë, VALA TV arrin 150 mijë shkarkime, ndërsa përdorues aktiv në këto momente janë rreth 90 mijë përdorues”.

Ja postimi i plotë i drejtorit të Telekomit në fb:

“Vala TV për 7 ditë arrinë 150 mijë shkarkime!

Jam i entuziazmuar me interesimin e madh të konsumatorëve tanë për ta shkarkuar dhe përdorur platformën tonë më të re televizive VALA TV.

Vetëm brenda një jave, nga dita e lansimit zyrtar, Telekomi i Kosovës ka shënuar shifër rekorde të shkarkimit të këtij aplikacioni, më saktësisht bëhet fjalë për mbi 150 mijë shkarkime, ndërsa përdorues aktiv në këtë moment janë afër 90 mijë.

Siç u informova edhe nga drejtori teknik z.Isufi, ky aplikacion është duke u pëlqyer së tepërmi nga konsumatorët, meqë ofron lehtësira teknike të përdorimit, duke ju mundësuar konsumatorëve tanë që të personalizojnë në kohë reale kanalet dhe programet e tyre të preferuara.

VALA TV (OTT) është platforma televizive më e re dhe më e mirë për konsumatorët, pasi që përmban cilësi shumë të lartë audio dhe video të transmetimit (streaming) dhe ofrohet përmes lidhjes së internetit me shpejtësi të lartë. Kjo platformë televizive iu mundëson konsumatorëve tanë të shohin kanalet televizive kudo që ata ndodhen, gjatë gjithë kohës, në tableta, telefona të mençur, etj.

VALA TV ofron qasje të lehtë për konsumatorët, përmes aplikacionit të krijuar posaçërisht për këtë qëllim, i cili tashmë mund të gjendet në “App Store” dhe “Play Store”. Në platformën VALA TV bëjnë pjesë kanalet televizive më të shikuara të vendit, por edhe ato “Pay TV”, duke iu mundësuar konsumatorëve që të kenë zgjedhje të shumta, të këtij shërbimi.

VALA TV, përveç televizionit tradicional, gjithashtu ofron edhe shërbime të tjera si video on demand (video me kërkesë), një arkivë apo bibliotekë, e cila është kategorizuar sipas llojit të përmbajtjes dhe plotëson më se miri kërkesat e konsumatorëve të grupmoshave të ndryshme, me kategori të shumëllojshme filmash, serialesh, dokumentarësh, muzikë, një seksion të veçantë për miqtë tanë më të vegjël, si edhe personalizim e kontrolle të tjera të përmbajtjes.

Telekomi i Kosovës synon që të bëhet ofruesi më i preferuar i platformave televizive përmes rrjeteve digjitale, duke sjellë inovacionin e televizionit të gjeneratës së re, për t’i përmbushur pritjet e përdoruesve të kësaj platforme.

Aplikacionin mund ta shkarkoni në linçet e mëposhtme:
Aplikacioni për iOS
www.kosovotelecom.com/valatv-ios
Aplikacioni për Android
www.kosovotelecom.com/valatv-android
Me këtë ofertë, të gjithë konsumatorët tanë do të përfitojnë jashtëzakonisht shumë!”

- Advertisement -

Më Shumë

Nëse vdes

Sahit F. Osmani N'perëndim të diellit e dua vdekjen Kur prapa e lë shk?lqimin e tij Trëndafilin e kuq maje kreshtave Që çdo perëndim me dashuri të vij. Do...

Kosovarët drejt bregdetit shqiptar, 8 mijë persona hynë vetëm mëngjesin e sotëm

Dogana e Morinës edhe këtë fundjavë përballoi një fluks të madh të automjeteve të vogla dhe autobuzave me targa të Kosovës me destinacion bregdetin...

Prizren, pesë aktakuza për 24 orë

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga Prokuroria Themelore në Prizren janë ngritur pesë aktakuza kundër gjashtë personave për...

Opozita akuzon ekzekutivin e Prizrenit për shpenzime të luksit

Partitë politike opozitare në Prizren nuk janë pajtuar me mënyrën e shpenzimit të parasë publike nga qeveria komunale gjatë vitit të shkuar. Sipas opozitarëve, ekzekutivi...

Në Prizren 29 gjoba të shqiptuara ndaj bizneseve të gastronomisë

Zyrtari nga Komuna e Prizrenit, Islam Thaçi për RTV Dukagjinin ka thënë se si pasojë e mosrespektimit të masave nga objektet afariste të gastronomisë...

Haskuka: Në Prizren ka shumë më shumë raste se që janë raportuar

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, është ankuar për numrin e vogël të testimeve në këtë komunë që aktualisht janë 100 raste aktive – shifër...

I akuzuari për kanosje në Kroaci, pezullohet procedura ndaj tij

Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë, e ka pezulluar procedurën penale ndaj të akuzuarit për kanosje, Robert Berisha. Gjykatësi i rastit, Lulzim Paçarizi, një...

Gattuso: Milik dëshiron largimin nga Napoli

Trajneri i Napoli-t, Gennaro Gattuso ka konfirmuar se sulmuesi Arkadiusz Milik, dëshiron largimin nga “San Paolo”. Që disa muaj, Milik është i lidhur me largimin...

Aksident në Prizren, dy të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur dje në Prizren Të përfshirë kanë qenë një automjet dhe një motoçikletë me drejtues një mashkull dhe në femër. “Si pasojë...

Dje asnjë i prekur me COVID-19 nga Malisheva

Dje  nuk është regjistruar asnjë rast me COVID-19 nga Malisheva. Në komunikatën e lëshuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, është ngatërruar vendbanimi i...

Reagon Xhavit Ukaj: S’jam ngritur duke u viktimizuar, s’e kërcënova Osmanin që po lejon fyerjet ndaj LDK’së

Deputeti i LDK’së, Xhavit Ukaj, ka thënë se nuk e ka kërcënuar dhe as fyer Vjosa Osmanin por ka kërkuar shpjegime se pse po...

Dafina lënë pushimet, mërzitet pak

Këngëtarja Dafina Zeqiri ka postuar sot disa fotografi nga të cilat ajo tregon se është larguar nga pushimet Dafina kishte shfrytëzuar disa ditë për pushim...

214 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, 10 raste në Prizren

IKSHPK ka bërë të ditur se sot në Kosovë janë konfirmuar edhe 214 raste të reja me COVID-19 në Kosovë. 60 persona janë shëruar. Ndërsa,...

Nuk e respektoi orën policore, arrestohet një person në Prizren

  Një person është arrestuar në Prizren, pasi nuk ka respektuar orën policore të COVID-19. “Nga njësiti policor është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar i cili...

Katër të vdekur nga coronavirusi në Kosovë, shkon në 101 numri i viktimave

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se të shtunën kanë vdekur katër persona të infektuar me COVID-19, duke çuar numrin e...

Bilanci i Covid-19 në Kosovë: 4 mijë e 307 raste, 2 mijë e 95 të shëruar – 94 të vdekur

Numri total i rasteve pozitive me Covid-19 në Kosovë ka arritur në 4.307 me gjithsej 94 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje...

Lajmet e Fundit

40 aksidente për 24 orë në Kosovë, u shqiptuan afër 1 mijë gjoba

Dje në vendin tonë kanë ndodhur 40 aksidente, prej të cilave 14 kanë përfunduar me persona të lënduar. Policia njofton se për shkelësit e rregullave...

Therrë Murrizi – veterani i guximshëm i karikaturës

Për dekada të tëra Therrë Murrizi ka thumbuar realitetin. Me këtë pseudonim ose emër artistik ka botuar karikatura në gazeta e revista në Kosovë...

Sot vazhdon intervistimi i presidentit Thaçi në Hagë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot pritet të vazhdojë intervistimin e tij nga ana e Prokurorisë Speciale në Hagë. Intervistimi i Thaçit i cili nisi...

Masat e reja kundër COVID-19, kujdes nga sot nis shqiptimi i dënimeve për ata që nuk i respektojnë

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur dje mori disa vendime të reja në kuadër të luftimit dhe parandalimit të përhapjes së COVID-19 në...

103 të shëruar sot nga coronavirusi në Kosovë

Këtë të hënë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në vend njoftoi për 103 pacientë të shëruar nga koronavirusi. Kështu numri i atyre që e fituan...