11.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Begaj: Besoj në fitore edhe më të thellë

RagipBegaj-IQPMKandidati i Iniciativës Qytetare për Malishevën (IQM) për kryetar të kësaj komune, Ragip Begaj, është shprehur i bindur se do të arrijë fitore edhe më të thellë sesa më 3 nëntor. Ai ka thënë se pasi të vijë në detyrën e kryetarit të Malishevës, do të bashkëpunojë me të gjitha partitë politike.
Veriu.info: A e keni pritur këtë rezultat, duke pasur parasysh se keni dalë kandidati më i votuar në Malishevë?
Begaj: Kam pritur rezultat edhe më të fuqishëm, nuk është hera e parë që dal në zgjedhje, edhe herët e kaluara kam pasur një përkrahje të fuqishme të qytetarëve.

Veriu.info: Sa ka ndikuar në këtë mbështetja e Fatmir Limajt?
Begaj: Fatmir Limaj është një njeri i madh i Malishevës dhe i vendit në përgjithësi, pas lirimit nga akuzat e pabaza, ai i dha një përkrahje të fuqishme IQM-së.

Veriu.info: Në raundin e parë të zgjedhjeve, më 3 nëntor, keni marrë 42% të votave, ndërsa kundërkandidati juaj, Salih Morina ka marrë 26% apo thënë ndryshe 5 mijë votave më pak. A ju bën ky fakt t’i hyni me komoditet garës së balotazhit?
Begaj: Qytetarët e Malishevës na kanë dhënë një përkrahje të fuqishme, këtë e dëshmon edhe rezultati i arritur. Në garë nuk duhet të ketë komoditet, por duhet të ketë angazhim deri në finalizimin e fitores më të thellë në rundin e dytë, sepse çdo balotazh është garë nga fillimi.

Veriu.info: A pritni përkrahje nga votuesit, të cilët në zgjedhjet e 3 nëntorit e kanë votuar PDK-në?
Begaj: IQM-ja është e formuar me kërkesën e qytetarëve të Malishevës, ku mbështetje i kanë dhënë shumë anëtarë nga subjektet e ndryshme politike. Ne nuk jemi përjashtues dhe e kërkojmë mbështetjen e të gjithëve, kërkojmë votën e zemrës nga të gjithë ata që na besojnë dhe ia duan të mirën Malishevës.

Veriu.info: Sa jeni të sigurt në fitore?
Begaj: Duke u bazuar në mbështetjen e fuqishme të qytetarëve për IQM-në, besoj në fitore edhe më të thellë.

Veriu.info: Duke pasur parasysh faktin që nëse fitoni, do t’ju duhet të bëni koalicion për Kuvendin Komunal të Malishevës, më të afërt e shihni veten me PDK-në apo LDK-në?
Begaj: Kjo çështje do të shikohet pas 1 dhjetorit. U kam bërë thirrje publike të gjithë anëtarëve të Asamblesë komunale, që partitë politike t’i lënë jashtë dhe brenda Asamblesë të mendojnë dhe të veprojnë për interesin e qytetarëve të Malishevës. Do të bashkëpunoj me të gjithë për të mirën e vendit.

Veriu.info: Nëse Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi do të formojnë parti, a do t’i bashkohet Iniciativa Qytetare për Malishevën kësaj partie?
Begaj: Ne kemi garuar në zgjedhjet lokale, fushëveprimi ynë është në territorin e Komunës së Malishevës, nuk jam profet ta parashikoj të ardhmen, por kudo që të ketë nevojë për ndryshim për të mirën e vendit, do të jemi përkrahës të së mirës.

Më Shumë

Konfiskohet drogë në vlerë rreth 70 mijë euro në Suharekë, arrstohen katër të dyshuar

Policia e Kosovës njofton se në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe prokurorinë, kanë arrit të realizojnë identifikimin e katër personave të...

Sot votohet për shkarkimin e kryetarëve në katër komunat në veri

Sot në katër komunat në veri të vendit do të votohet për ose kundër shkarkimit të kryetarëve shqiptarë në këto komunat. Komunat që do të...

Lajmet e Fundit