14.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Begaj dhe zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë flasin për projektin e Inkubatorit të Biznesit

Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, priti në takim, zyrtarin e Ministrisë  së Industrisë dhe Tregtisë, Avdi Krasniqin, udhëheqës i  zonave ekonomike me bashkëpunëtorë, dhe  biseduan për fazat e realizimit të projektit të inkubatorit të biznesit në Komunë e Malishevës.

Prezent në takim ishin kompania  punëkryerëse  si dhe nga drejtoria e urbanizmit, ku të gjitha palët njoftuan se deri ku ka arritur realizimi i projekti të inkubatorit të biznesit, edhe cilat punë duhen përfunduar  të këtij projekti ekonomik, që  do të ndikoi në zhvillimin ekonomik  dhe përmirësim e kushteve të afaristëve  dhe  të  bizneseve  në Komunën e Malishevës.

Me këtë projekt edhe projekte të reja  në të ardhmen, që do t’i realizoi Komuna e  Malishevës, qytetarëve të sajë  dhe bizneseve  do t’u krijohen mundësi lehtësuese, ku do të  përfitojnë në zhvillimin ekonomike dhe mirëqenien e tyre.

Më Shumë

Rifat Jashari kërkon që të gjithë shqiptarët të jenë të bashkuar

Në Gllogjan të Deçanit u mbajt manifestimi qendror i “Epopesë së Dukagjinit”. Sot më 24 mars u bënë 26 vjet nga rezistenca e UÇK-së me...

Rrëfehet Messi: Nuk isha përgatitur për t’u larguar nga Barcelona

Lionel Messi ka pranuar se iu desh të “rindërtonte jetën e tij” pas largimit tronditës nga Barcelona në vitin 2021. Gjithashtu ka nënvizuar vështirësitë e...

Lajmet e Fundit