13.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Berisha: Jam pro hyrjes së PDK-së në Qeveri, me Vetëvendosjen as në xhenet nuk shkojmë

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme nga radhët e Nismës Social-demokrate, Zafir Berisha, në “Prime Time” të Kanal 10, ka thënë se e mirëpret hyrjen e PDK-së në Qeveri.

“Jam pro bashkimit të PDK-së në koalicionin qeverisës. Kjo do ta forconte edhe Qeverinë”, ka thënë Berisha, përcjell Portali.info.

Ai ka thënë se dështimi i votimit të ligjeve nga koalicioni qeverisës, e ka dëshmuar se kanë nevojë për forcim të Qeverisë.

I pyetur se çfarë do t’i ofrohej PDK-së për hyrje në Qeveri, ai ka thënë se nuk dëshiron të spekulojë për marrëveshjet që do të kishin mundësi të arriheshin.

Tutje, ai ka thënë se Nisma Socialdemokrate i ka raportet e mira me të gjitha partitë politike, përveçse me Vetëvendosjen, me të cilën ka thënë se “as në xhenet nuk shkojmë”.

Më Shumë

Lajmet e Fundit