16.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

“Biseda të gjelbra” me nxënës të shkollave dhe përfaqësues të institucioneve në Prizren

EC Ma Ndryshe ka filluar ciklin e debateve “Green Talks – Biseda të gjelbra”, qëllimi i të cilave është nxitja e debatit për mjedis mes nxënësve të shkollave dhe përfaqësuesve të institucioneve.

Në debatin e parë kanë marrë pjesë nënkryetari i komunës së Prizrenit, Visar Shehu, nxënës dhe mësimdhënës nga ShFMU (Shkollat Fillore të Mesme të Ulëta) “Emin Duraku”, “Ibrahim Fehmiu”, “Mati Logoreci” dhe “Mustafa Bakiu”, si dhe përfaqësues të organizatës “EC Ma Ndryshe”.

Në fillim të këtij takimi është prezantuar projekti në kuadër të të cilit organizohet ky aktivitet nga Nora Simitçiu, EC Ma Ndryshe. Po ashtu janë prezantuar edhe të gjeturat nga hulumtimi i fundit “Hapësirat Publike Gjelbëruese” në Prizren, realizuar nga EC, qëllimi i të cilit është vlerësimi direkt nga qytetarët mbi cilësinë e shfrytëzueshmërisë së hapësirave publike të cilat janë në dispozicion.

Para nënkryetarit Shehu, përfaqësues të shkollave prezente kanë paraqitur aktivitetet me të cilat angazhohen ata si shkollë, si dhe kanë adresuar disa pyetje që i shqetësojnë nxënësit, me theks të veçantë çështjet mjedisore. Ata adresuan çështjen e qenve endacakë duke e parë shqetësuese këtë gjendje, si dhe adresuan çështjet e vendosjes së shportave për riciklim dhe mbjelljes së fidaneve. Po ashtu ata shprehën si shqetësim edhe gjendjen aktuale të krijuar të lumenjve tanë si rezultat i derdhjes së ujërave të zeza.

Në anën tjetër edhe Shehu i njoftoj të pranishmit për aktivitetet dhe projektet aktuale të Komunës. Ai i njoftoj të pranishmit për veprimin e Zyrës së Gjelbër në nivel të komunës si dhe prezantoi projektet aktuale dhe projektet e planifikuara për vitin e ardhshëm. Nënkryetari njoftoj se do të intervenohet në shtimin e parkingjeve dhe shtigjeve për biçikleta. Potencoi që janë shqiptuar disa gjoba për personat që ndotin ambientin, janë pastruar 50 deponi ilegale si dhe publikoj që në fillim të vitit të ardhshëm do të funksionalizohet fabrika për trajtimin e ujërave të zeza në Vlashnje, kapacitet ky që do të mund ta mbuloj një pjesë të qytetit të Prizrenit.

Takimi është realizuar duke respektuar masat e paracaktuara nga IKSHPK.

Më Shumë

8 dhe 11 milionë euro, mbërrijnë dy oferta për Rrahmanin

Albion Rrahmani duket se do të largohet këtë verë nga Rumania për një hap më cilësor në karrierën e tij. Dhe, ofertat tashmë kanë...

Kot grindem me hënën

Enver Sulaj Fjalët e shenjta më vijnë si profeci Si magji Si ankth Dhe më lënë pa frymë, pa fjalë. Sonte mori fund vuajtja Fjalët ikën tej reve Ti dridhesh si...

Lajmet e Fundit