11.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Bislimi: Avdullah Hoti s’ka tru për rimëkëmbjen ekonomike

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi, ka thënë se kryeministri Avdullah Hoti nuk ka tru për rimëkëmbjen ekonomike.

Sipas tij, projektligji për rimëkëmbje ekonomike është zero.

“Ligji, veç rimëkëmbje nuk është, a buxheti e ka rimëkëmbjen brenda. Do të thotë Avdullah Hoti i ka të gjitha mekanizmat, të gjitha mundësitë, veç nuk e ka trurin. Projektligji për rimëkëmbje nuk ia jep atë. Avdullah Hoti, bindja ime e fortë është, se e dinë që ky projektligj është zero dhe ai nuk ka interes ta kalojë. Në atë moment që ligji do të kalojë qytetarët do të kuptonin që nuk ka substancë dhe s’ka njerëz prapa që munden me shty përpara”, ka thënë Bislimi për KP.

Kjo parti ndërkohë ka dhënë edhe një propozim të vetin, ndihmë përmes kredive.

Ditë më parë Bislimi tha për KTV-në se kjo ndihmë do të ishte më e leverdishme për qytetarët, derisa ka shtuar se nga Trusti jo të gjithë mund të përfitojnë. Sipas projektligjit për rimëkëmbje, nga Trusti u mundësohet qytetarëve të tërheqin 10 për qind të mjeteve të deritashme.

“Për ato familje që mund të marrin kredi, kreditimi deri në dyfishimin e pagës mesatare ku Qeveria e kish marrë përsipër mbulimin e normës së interesit në një periudhë 5-vjeçare. Është opsion shumë i mirë, për arsye se mjetet e kredituara, edhe pse në vëllim janë njëjtë me mjetet e tërhequra nga trusti i pensionit, të gjitha kishin me u vu në qarkullim, ndërkaq kostoja kishte me qenë më e vogël sepse ne sigurojmë mjetet, por në të njëjtën kohë nuk pengojmë rritjen e mjeteve të kursyera në Trust”, kishte thënë Bsilimi.

Sipas Bislimit, familjet të cilat janë buzë ekzistencës nuk përfshihen në këtë projektligj dhe nuk kanë fare mjete në Trust.

Bislimi po ashtu ka komentuar edhe vjedhjen e dy milionë eurove nga thesari i shtetit muajin e shkuar. Sipas tij, Ministrja e Financave është dashur të japë dorëheqje.

Projektligji për rimëkëmbje u votua në lexim të parë më 12 tetor. Ai mëton të ndihmojë në rikuperimin e humbjes së bizneseve për shkak të pandemisë. I njëjti është miratuar në Qeverinë e Kosovës më 22 korrik.

Të premten, kryeministri Hoti premtoi se ky Projektligj do të kalojë përfundimisht në Kuvend javën e ardhshme.

Më Shumë

Alarmojnë shkencëtarët: Moti në Evropë më i paqëndrueshmi, pritet krizë klimatike

Shkencëtarët për ndryshime klimatike kanë paralajmëruar se një krizë klimatike pritet të përfshijë Evropën në vazhdim. Ata thonë se temperaturat po rriten në mënyrë drastike,...

Posta e Kosovës lëshon në qarkullim pullën postare kushtuar mbrojtjes së ambientit

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, lëshoi sot në qarkullim postar emisionin e pullave postare “Mbrojtja e ambientit”.  Si pjesë përkrahëse e fushatave sensibilizuese,...

Lajmet e Fundit