12.8 C
Prizren
E mërkurë, 21 Tetor, 2020

Bizneset i bëjnë thirrje Qeverisë: Mos të ketë shtrëngim të masave, të mësohemi me virusin

Me rritjen e numrit të të infektuarve me Coronavirus në vend,  janë paralajmëruar shtrëngim të masave.

Agim Shahinit, kryetarit të Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), thotë se mbyllja totale është hap i gabueshëm, pasi sipas tij, njerëzit duhet të punojnë, por njëkohësisht edhe të mësohen të jetojnë me virusin.

Shahini në një intervistë për Ekonomia Online, i ka sugjeruar institucioneve të vendit që mos të ketë mbyllje të kufijve ndërmjet Kosovës dhe vendeve të rajonit, ngase ekonomia e këtyre vendeve ndërlidhet njëra me tjetrën.

“Shtrëngimi i masave në kuptim jo të mbylljes janë të nevojshme, por mbyllje nuk do të ketë më asnjëherë, dhe nuk do t’i sugjerojmë institucioneve të Kosovës, që të mbyllet ekonomia siç ka qenë sepse është parë dhe vërtetuar se kjo ka qenë një hap i gabueshëm, sepse ne duhet të punojmë të jetojmë dhe duhet të mësohemi të jetojmë me virusin dhe me masat mbrojtëse, por ekonomia e vendit duhet të ec përpara pa mbyllje, pavarësisht çka ndodh në të ardhmen shtetet si Maqedonia, Shqipëria, Mali i Zi nuk duhet të mbyllen sepse ekonomia e saj është e lidhur, dhe qytetarët janë të lidhur në forma qoftë ekonomike apo kulturore sportive, dhe është parë që kjo ka qenë e dëmshme dhe ne duhet t’i marrim masat e shteteve të Bashkimit Evropian”.

Mes tjerash ai ka potencuar se Pakot Ekonomike nga Qeveria janë të mirëseardhura, por nuk janë të mjaftueshme.

Ai ka thënë se ekonomia ka tkurrje prej 10%, gjithashtu dhe në qarkullim të brendshëm ka rënie e që për këtë kërkohet një pako stimuluese.

“AKB-ja mendon se këto pako ekonomike janë të mirëseardhura por janë të vogla por ne i vlerësojmë edhe mundësitë e buxhetit sepse edhe buxheti ka tkurrje, ekonomia ka tkurrje mbi 10%  edhe në qarkullim të brendshëm ka rënie dhe të gjitha këto kërkojnë një pako më stimuluese, po ashtu edhe falje të ndëshkimeve të borxheve, sepse zjarrfikës i krizës ekonomike në vend duhet të jetë Qeveria me politika lehtësuese”.

Shahini thotë se Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike ka ende nevojë për plotësim-ndryshime, raporton EO.

“Natyrisht se ka ende nevojë të plotësohet dhe nuk ka nevojë që të priten 7 seanca sikurse në të kaluarën për ta kuptuar deputetët rëndësinë e saj, ekonomia e vendit dhe bizneset e ndryshme për herë të parë kanë nevojë për mbështetjen e institucioneve dhe këtu pash se nuk është në nivelin e duhur përgjegjësia e deputetëve karshi kërkesave të komunitetit të biznesit por edhe të vetë qeverisë në rastin e ligjit për rimëkëmbje ekonomike”.

Ai ka thënë se deri në fund të vitit humbjet e shkaktuar nga pandemia do të jenë rreth 1 miliard euro.

“Dëmet janë të pamatshme dhe nuk ka mekanizëm që mund ti jep saktë shënimet por AKB-ja e ka vlerësuar që deri në fund të vitit humbje do të jenë rreth 1 miliard euro, pakoja e cila është planifikuar e rreth 365 milionë është një e treta e asaj dhe qeveria do të duhet të prodhon më shumë ligje që kanë të bëjnë me mbështetje të ekonomisë së vendit por edhe që kanë të bëjnë me mbështetjen e drejtpërdrejtë të bizneseve dhe të prodhuesve në drejtimin e kësaj 60 milionëshi që ishte hap i parë, nuk janë të mjaftueshme, por nis nga fakti që institucionet e shtetit po heziton t’i miraton ligjet që kanë të bëjnë me rimëkëmbje ekonomike kjo është një zhgënjim i bizneseve i qytetarëve ne parlamentin e Kosovës”, ka thënë Shahini për EO.

“Nuk e besoj që do të mbyllen, por do të ketë më shumë masa mbrojtëse dhe të gjithë pronarët e gastronomisë, hotelerisë duhet të kenë parasysh se duhet të mbajnë distancën dhe maskën dhe të ketë ushqim sa ma të kujdesshëm”.

- Advertisement -

Më Shumë

Coronavirusi në Prizren, 3 raste të reja

Në komunën e Prizrenit të premten janë shënuar tre raste të reja me coronavirus. Kjo u bë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike...

Një lidhje e fshehtë apo ta dinë të gjithë?!

Adrola Dushi është një nga modelet më të bukura shqiptare e cila ka një karrierë të suksesshme në SHBA. Bukuroshja shqiptare ishte personazhi i...

Policia gjobitë edhe ish-ministrin për mos mbajtje të maskës(Foto)

Nga fundi i gushtit ka hyrë në fuqi ligji Anti-Covid dhe me anë të tij tashmë edhe Policia e Kosovës shqipton masa për të...

Armend Zemaj paralajmëron masa strikte pas shtimit të rasteve me COVID 19

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj para gazetarëve ka thënë se nuk do të ketë izolim por, do të merren masa strikte për parandalim të...

Si do ta ndryshojë Bideni politikën e jashtme?

“Nuk dua ta zmadhoj”, thotë Tony Arend, me një intensitet që rrezaton përmes maskës së tij. “Por e ardhmja e rendit global është në...

Totaj: Qeveria Hoti po hakmerret dhe po shkatërron institucionet e pavarura

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj, ka thënë sot në konferencë për media se shkarkimet politike që ka bërë kryeministri Avdullah Hoti...

Asamblistja ‘mori mesazh’ që të mos flasë pas debatit për qeverisjen e Mytaher Haskukës

Asamblisjta e Kuvendit Komunal të Prizrenit, Dafina Alishani sot ka pranuar një telefonatë pas pyetjeve dhe çështjes së ngritur në emisionit Jeta në Komunë,...

Propozimi në Zvicër: Çdo qytetari nga 7 mijë e 500 franga

Nëse është e suksesshme, skema vlerësohet të kushtojë 45 miliardë CHF. Një iniciativë e cila do të kulmonte me referendum për të paguar çdo qytetar...

Sot në Kosovë asnjë i vdekur nga koronavirusi, 77 raste pozitive

Në Kosovë sot nuk është shënuar asnjë rast i të vdekurve nga koronavirusi. Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në një postim në Facebook njofton se...

Dështon sërish votimi për heqjen e homologimit të veturave

Kuvendi i Kosovës, nuk ka miratuar heqjen e homologimit për veturat në seancën e së premtes, pikë kjo e cila nuk ishte miratuar  në...

Zemaj: Nga 1,028 testime në 24 orët e fundit pozitivë me COVID-19 janë 148

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se janë kryer 1,028 teste për COVID-19 dhe nga to, 148 kanë rezultuar pozitivë. Ai njofton se asnjë...

Erdogan i vendosur: Do t’i tregojmë vendin Greqisë

Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan premtoi të mërkurën se do t’i jepte Greqisë fqinje, vend aleat i NATO-s, përgjigjen që meriton ndërsa iu kthye...

Tenderin për kubëza e fiton babai i asambleistit të VV’së në Prizren, flasin nga dega

Komuna dhe asamblisti i LVV-se thonë se këto janë bërë në përputhje me ligjin. Është shtruar me kubëza në vitin 2019. E tenderin për këtë rrugë...

Liverpool merr lajmin e rëndë, Virgil van Dijk mbyll sezonin

Everton dhe Liverpool  u ndan në barazim 2-2 në ndeshjen e zhvilluar në “Goodison Park”, e vlefshme për javën e 5-të në Premier League....

Një bankë e re futet në tregun e Kosovës

Bordi Ekzekutiv i Bankës Qendrore të Kosovës (BQ) ka marrë vendim përfundimtar për licencimin e “Banka Credins Kosovë”, si subjekti më i ri në...

Biden kundërshton raportin e paverifikuar mbi takimin me biznesmenin ukrainas

New York Post, duke cituar një email të paverifikuar, thotë se djali i ish-nënpresidentit, Joe Biden e aranzhoi një takim mes babait të tij...

Lajmet e Fundit

Shtëpia e familjes Rada në Prizren, pjesë e regjistrit të Listës së Trashëgimisë Kulturore në Mbrojtje të përkohshme

Shtëpia e familjes Rada i është shtuar regjistrit të Listës së Trashëgimisë Kulturore dhe ka marr statusin e monumentit në mbrojtje të përkohshme, njofton...

Një vend i pastër, i ndriçuar mirë tregim nga Ernest Hemingway

Ishte vonë dhe në kafene nuk kish mbetur njeri përveç një plaku të ulur nën hijen e gjetheve të pemës që mbulonin ndriçimin elektrik....

Prokuroria Themelore në Prizren zgjedh prokuroren Arjana Shajkovci për anëtare të re të KPK-së

24 prokurorë të Prokurorisë Themelore në Prizren, me vota të fshehta, këtë të mërkurë kanë zgjedhur prokuroren e Departamentit të Krimeve të Rënda në...

Ngritet aktakuzë ndaj ish-kryeshefit të PTK-së, Shyqyri Haxha

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm–Njësia për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet Sh. H., ish-Kryeshef Ekzekutiv...

PDK-ja akuzon Haskukën: Po shpërfaqë humbje besimi dhe mungesë orientimi qeverisës

Partia Demokratike e Kosovës – Dega në Prizren, ka vazhduar me akuza ndaj kryetarit Mytaher Haskuka, duke thënë se çdo ditë e më shumë...