14.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

10-vjeçari mbytet në lumin Drin

Një fëmijë 10 vjeç është gjetur i pajetë në buzë të lumit Drin pranë fshatit Muhurrr. Burime nga Policia e Dibrës bëjnë të ditur se, një ditë më parë rreth orës 21:30, shtetasi Sh. Xh. nga fshati Mazhiç, Bulqizë, ka njoftuar në Sallën Operative se që nga ora 11:00 e paradites nuk i është kthyer djali i tij I. Xh. rreth 10 vjeç.

Për herë të fundit është parë rreth orës 15.00 duke u larë në lumin Drin në fshatin Katund i Ri Peshkopi dhe dyshohet se mund të jetë mbytur në lumë duke u larë.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar efektivë të Komisariatit të Policisë Dibër, ku kanë ushtruar kontroll gjatë gjithë natës, dhe gjatë orëve të para të mëngjezit përgjatë shtratit të lumit Drin.

Nga ura e fshatit Katund i Ri, deri tek ura e fshatit Muhurr, në një distancë rreth 5 km, si rezultat i kërkimeve të forcave të policisë rreth orës 09:30, të datës 30.08.2016 në vendin e quajtur “Shenjat e Brezhdanit”, mbi urën e fshatit Muhurr, është gjetur trupi i pa jetë i fëmijës 10 vjeç, shtetasi I. Xh, banues në fshatin Mazhiç, Bulqizë.

Nga këqyrja paraprake e kufomës e kryer nga eksperti mjeko-ligjor rezultoi se në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune apo dëmtime të tjera të shkaktuara nga ndonë faktor tjetër, përveç asaj të mbytjes.

Dyshohet paraprakisht se shkaku i humbjes së jetës është si pasojë e mbytjes në lum.

Grupi hetimit vijon hetimet në vendngjarje.

Më Shumë

 Marrëveshje për zhvillim ekonomik dhe inovacion në Prizren

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka nënshkruar sot një Marrëveshje të Mirëkuptimit me Innovation and Training Park (ITP) dhe Makerspace – Innovation Center Prizren për të bashkëpunuar në agjendën digjitale të...

Ambasadori Malaj: Dhimbja në Krushë të Madhe preku çdo cep të Kosovës, Shqipërisë dhe botës mbarë

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ka thënë se masakra e Krushës së Madhe e ka lidhur mbarë botën në pikëllim dhe në...

Lajmet e Fundit