7.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

14 gazetarë francezë “birësojnë” 14 gazetarë nga Turqia

Gazetarët prestigjiozë të Francës filluan një protestë interesante.

14 gazetarë francezë birësuan 14 gazetarë nga Turqia, të cilët aktualisht janë të burgosur në Turqi.

Duke i dërguar edhe nga një letër kolegëve të tyre turq, ata janë shprehur se protesta e tyre do të zgjerohet dhe do ta vazhdojnë protestën derisa gjykata të jap vendimin.

Lista e gazetarëve francez dhe turq:

Sorj Chalandon (Ahmet ??k), Catherine Clément (Ça?da? Erdo?an), Florence Aubenas (Cihan Acar), Fabienne Sintes (Zehra Dogan), Elise Luce ( Aysenur Par?ldak), Edëy Plenel (Tunca Ögreten), Bernard Pivot (Turhan Günay), Annick Cojean (Kadri Gürsel), Marie-Monique Robin (Meltem Oktay), Patrick de Saint-Exupery ( ?nan K?z?lkaya), Pierre Haski (Ahmet Altan), Jean-Xavier de Lestrade (Kaz?m K?z?l), Jean-Claude Guillebaud (Mehmet Altan), Plantu (Musa Kart), transmeton kp.

Nga gazetari Sorj Chalandon për Ahmet ?ik

Nuk e di se çfarë dëshire mund të ketë një njeri për dikë që është pas hekurave. Sikur të isha i lirë, ta shpërtheja gjithë urrejtjen përpara telave (të burgut) Silivri. Sikur të isha zog e të fluturoja mbi qytet, t’i çaja retë dhe të zbrisja drejt burgut. Sikur të isha erë e të fryja, poshtë sirtarit të madh e të ulërija. Sikur të merrja fuqi nga uji, kripa e rëra e Marmarasë, po ashtu nga shirat që do të bien, dhe të fryeja në muret e burgut derisa të dridheshin.

Le të bëhem njeri i lirë, zog apo erë, për ty kam vetëm një dëshirë, dhe ajo është drejtësia.

Nuk je vetëm Ahmet. Familja, të afërmit, shokët që ke në Turqi dhe në të katër anët e botës, ne të gjithe jemi roje të lirisë tënde të privuar, jemi zogjtë që të fluturojë mbi krye dhe era që fryen.

Të qeshurat e fëmijëve tuaj, do të bëjnë që t’i harrosh vuajtjet e kësaj padrejtësie.

Më Shumë

Sot moti me diell, temperaturat deri në 26 gradë Celsius

Moti sot në Kosovë parashikohet të jetë me diell dhe po ashtu edhe me vranësira. Siç bën të ditur Meteo Kosova, era do fryjë kryesisht...

Vdes aktorja shqiptare, Shirine Morina

Ka vdekur aktorja e njohur e skenës artistike të Kosovës, Shirine Morina. Vdekjen e saj e bëri të ditur, deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci. Ai thotë...

Lajmet e Fundit