6.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

21-vjeçarja ndërron jetë në spital, familjarët akuzojnë mjekët

Ditën e hënë në Spitalin e Fierit ka ndërruar jetë një vajzë 21-vjeçare dhe familjarët fajësojnë mjekët për humbjen e të afërmes së tyre.

Vajza ishte paraqitur në spital me temperature të ulët, ndërsa mjekët dyshonin se ishte prekur nga një virozë e stinës dhe pas një serumi e kanë nisur sërish në shtëpi.

Pasi gjendja e vajzës është përkeqësuar, familjarët e kanë dërguar sërish për ndihmë mjekësore, por këtë herë ishte shumë vonë, pasi 21-vjeçarja ndërroi jetë në duart e mjekëve.

Në njoftimin e saj policia thotë se Xhuljeta Gjeka, banuese në fshatin Mujalli ka vdekur për shkaqe natyrale. Në lidhje me ngjarjen Prokuroria e Fierit ka tërhequr nga reparti i urgjencës kartelën ku është shënuar diagnostikimi dhe trajtimi mjekësor i 21-vjeçares.

Ndërkohë për ngjarjen në fjalë ka reaguar edhe drejtoresha e spitalit rajonal Fier, Nevila Shuke, duke thënë se është ngritur një grup pune për të hetuar, Sipas Shukes po pritet dalja e autopsisë për të sqaruar vdekjen e vajzës.

Më Shumë

Djali i Ancelottit nuk i fsheh ambiciet: Dua të bëhem trajner i Realit

Nga Carlo Ancelotti te Davide Ancelotti, te Reali mund të ketë një rokadë baba-bir për sa i përket stolit të ekipit të bardhë. Por...

Kurti për Asociacionin: Nuk bëj hapa që rrezikojnë Kosovën|

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një intervistë në "Lajmet e fundit" tha se Kosova e ka një shancë të jashtëzakonshme për anëtarësim në...

Lajmet e Fundit