6.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Aksident, 5 të lënduar, mes tyre dy fëmijë

Dy makina janë përplasur në dalje të Lezhës duke shkaktuar lëndimin e pesë personave mes të cilëve dy fëmijë.

Aksidenti ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 08:00 afër lagje “Nënë Tereza”.

Fatmirësisht asnjë prej të lënduarve nuk është në rrezik për jetën.

Zona ku ka ndodhur përplasja nuk njihet për shpejtësi të lartë por sipas burimeve policore shkaktari i aksidentit është 26-vjeçari me iniciale F.M i cili ka hyrë në mënyrë të befasishme duke u përplasur me makinën e një shtetase 44-vjeçare e cila ndodhej në makinë me dy fëmijët e saj.

Policia e ka ndaluar atë dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më Shumë

Totaj: Amerikanët janë lodhur me Albin Kurtin

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, deklaroi se amerikanët janë lodhur nga qasja e Qeverisë Kurti dhe se durimi i tyre po përfundon. “Duhet...

Ballkani fiton dhe e konsolidon pozitën e parë në tabelë

Ballkani e ka konsoliduar udhëheqjen e tabelës së Superligës së Kosovës në futboll, duke bërë dy pikë më shumë se sa Drita dhe pesë...

Lajmet e Fundit