13.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Ambasadori amerikan në Tiranë, Lu: Disa kandidatë për kryetarë bashkish me të shkuar kriminale

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, thotë se janë identifikuar disa kandidatë për kryetarë bashkish me histori të mundshme kriminale.

Ai ka deklaruar se pas konstatimeve përfaqësia e drejtuar prej tij ka nisur bisedimet me forcat politike në shqipëri.

“Në përgjithësi ndihemi mirë për listat, nga prania e një numri të madh kandidatësh të aftë. Por kemi identifikuar disa emra me histori të mundshme kriminale dhe jemi duke i diskutuar rastet e tyre me përgjegjësi me udhëheqësit e tyre politikë”, tha diplomati amerikan.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të japin më shumë se gjysmë milionë dollarë mbështetje për vëzhgimin e këtyre zgjedhjeve më qëllim që të jenë të lira dhe të ndershme./Tv Klan/

Më Shumë

Përfundon zgjedhja e kryetarëve dhe këshillave të bashkësive lokale në Prizren

Pas dy muajsh pune intensive dhe angazhimit të ekipit të kryesuar nga Drejtori i Administratës së Komunës së Prizrenit, Edin Shehu, ka përfunduar me...

Milani nis sulmin final për Zirkzee

Skuadra e Serie A, Milan-i tani po bën presion për të nënshkruar me Joshua Zirkzee nga Bologna dhe po shton përpjekjet e tyre për...

Lajmet e Fundit