4.8 C
Prizren
E enjte, 18 Prill, 2024

Arrestohet ish-presidenti francez Sarkozy, mori 50 milionë euro nga Gadhafi për fushatë më 2007

Ish-Presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy , ndodhet nën masën e paraburgimit, në kuadër të një hetimi se ka marrë në mënyrë të kundërligjshme 50 milionë euro për financimin e fushatës së tij zgjedhore nga regjimi i ish-diktatorit Moammar Gadhafi, bën të ditur AP duke u mbështetur në burimet gjyqësore, transmeton Koha.net.

Personi i implikuar në këtë rast ia ka konfirmuar AP-së se Sarkozy është marrë në pyetje në stacionin policor Nanterre.

Hetimi ndaj Nicolas Sarkozy, që ka nisur që më 2013, ka lidhje me fushatën e tij zgjedhore nga viti 2007, kur u zgjodh president i Francës.

Më Shumë

Totaj takohet me Presidentin e Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë, Timothy Chorba

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka takuar Presidentin e Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë, Timothy Chorba, në një drekë solemne në Army & Navy Club...

Siguria në Prizren, vlerësohet e mirë

Drejtori i Policisë Rajonale në Prizren, kolonel Faton Alija, ka pritur në takim Besar Gashin, drejtori i Departamentit për Operative të SHKK nga Drejtoria...

Lajmet e Fundit