16.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Arrestohet në Pragë lideri i kurdëve, Turqia kërkon ekstradimin

Një udhëheqës i lëvizjes kurde është arrestuar në Pragë pas një urdhër arresti të kërkuar nga Turqia.

Saleh Muslim, ish-drejtuesi i lëvizjezs siriano-kurde, Partia e Bashkimit Demokratik (PYD), u arrestua mëngjesin e së dielës.

Ministria turke e Drejtësisë tha se kanë nisur procedurat për ekstradimin e Muslim.

Turqia e sheh atë si terrorist dhe kishte ofruar 1 milion dollarë për arrestimin e tij.

Ai është akuzuar mbi një sulm me bombë në Shkurt të 2016-s në Ankara, ku mbetën të vdekur 37 persona.

“Sapo zbuluam që personi në fjalë ishte në Republikën Çeke, u kërkua menjëherë që të bëhej kapja në mënyrë që të ekstradohej”, shkruhej në një deklaratë të ministrisë.

Ankaraja e shikon PYD si një nëndegë të grupit të armatosur kurd, PKK.

Aktualisht, Turqia ka ndërmarrë një fushatë ushtarake kundër luftëtarëve siriano-kurdë në rajonin e Afrin, në veri të Sirisë.

Më Shumë

Kosovarët me rreth 5 miliardë euro kredi

Banka Qendrore e Kosovës ka bërë të ditur se vlera e kredive bruto të kosovarëve për muajin shkurt nëpër banka është 4.95 miliardë euro. Në...

25 vjet nga masakra në familjen Berisha në Suharekë

25 vjet më parë, forcat serbe fillimisht kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të rreth 50 anëtarëve të familjes Berisha, e më pas...

Lajmet e Fundit