16.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Arrestohet pronari i “Kristalit” që shpërndante diploma edhe në Kosovë

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës kanë arrestuar të martën pronarin e universitetit “Kristal”, i mbyllur katër vjet më parë, Ahmet Muçaj, i dyshuar për veprën penale korrupsion pasiv në sektorin privat, shkruan sot Koha Ditore.

Ai është kapur në flagrancë duke ia dorëzuar një shtetaseje një diplomë të nivelit bachelor, Dega drejtësi, kundrejt marrjes së një vlere monetare.

Rudina F., 30 vjeçe nga Laçi, kishte dëgjuar se në Tiranë shiteshin diploma. Përmes një të njohuri që është shpallur në kërkim si ndërmjetësues, vajza kishte parapaguar 1 mijë euro.

Të hënën, në një lokal në Tiranë, vajza nga Laçi pagoi edhe shumën tjetër prej 1500 eurosh, si kusht për të marrë diplomën që e njeh atë si juriste. Sipas Prokurorisë, shuma i është dorëzuar pronarit të universitetit “Kristal”.

Ahmet Muçaj është arrestuar menjëherë sapo ka shkëmbyer diplomën me shumën e parave.

Më Shumë

Marku rikthehet në ring me një super përballje më 31 mars

Florian Marku do të rikthehet në ring të dielën e 31 marsit. Kundërshtari i tij do të jetë Chris Kongo dhe pritet të jetë...

Policia shqipton mbi dy mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 2084 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente...

Lajmet e Fundit