11.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Austria ndërpret testet për shofer në gjuhën turke

Shoferët e ardhshëm në Austri nuk do të mundë ta japin provimin në gjuhën turke, ka njoftuar Ministria austriake e Komunikacionit, transmeton Koha.net.

Një pjesë e turqve që jetojnë e punojnë në Austri e jepnin testin me shkrim në gjuhën turke. Numri i tyre vinte menjëherë pas atyre që provimin e jepnin në gjuhën gjermane.

Ministri i Komunikacionit Norbert Hofer, nga Partia e Lirisë, thotë se qëllimi i kësaj mase është pakësimi i shpenzimeve, përcjell al jazzera.

Veç kësaj, ka shtuar ai, qëllimi është që të huajt të mësojnë gjuhën gjermane.

Ndërprerja e dhënies së provimit për shofer në gjuhën turke u bë kohën kur janë ashpërsuar marrëdhëniet ndërmjet Austrisë e Turqisë.

Kancelari Sebastian Kurz dëshiron që BE t’i ndërpresë bisedime me Turqinë.

Më Shumë

Sot votohet për shkarkimin e kryetarëve në katër komunat në veri

Sot në katër komunat në veri të vendit do të votohet për ose kundër shkarkimit të kryetarëve shqiptarë në këto komunat. Komunat që do të...

Koha për spektakël në gjysmëfinale

Në fundjavë fillojnë ndeshjet gjysmëfinale të “Play-off”-it në Prince Caffe Superligë, ku pritet një spektakël i basketbollit. Në gjysmëfinale do të ndeshen katër skuadrat që...

Lajmet e Fundit