13.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Avionët izraelitë sulmojnë Gazën

Avionët izraelitë të llojit F-16 kryen dy sulme me raketa në rajonin e aeroportit në jug të Gazës dhe në zonën përreth pikës kufitare Refah. Si rezultat i sulmit në vend ranë raketat dhe në ndërtesat përreth u shkaktuan dëme materiale.

Krahas kësaj dëshmitarët kanë theksuar se avionët luftarakë izraelitë kanë kryer sulm me dy raketa në një zonë boshe në qytetin Refah si dhe një sulm tjetër në një zonë të ngjashme në veri të Gazës.

Ndër të tjera transmetohet se në sulme nuk ka pasur të vrarë apo të plagosur.

Sipas informacioneve të marra më parë nga burimet lokale theksohet se njësitë e artilerisë izraelite kanë pasur në objektiv Brigadat Kassam të cilat janë krahu ushtarak i Hamasit në jug të Gazës dhe kullat vrojtuese të Ministrisë së Brendshme.

Po ashtu sipas këtyre informacioneve në këto sulme nuk ka pasur të vrarë apo të plagosur, njofton aa.

Më Shumë

Një person arrestohet në Prizren pas sulmit fizik ndaj bashkëjetueses

Një person është arrestuar në Prizren. Ai dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht  femrën me të cilën bashkëjeton. “Viktima ka pësuar lëndime trupore, ndërsa...

Kurti kujton 25 vjetorin e masakrave serbe në Gjakovë e Rahovec

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar 25 vjetorin e masakrave serbe në Gjakovë e Rahovec ku nuk u kursyen as gra e fëmijë. Më...

Lajmet e Fundit