12.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

BE: Maqedonia të kalojë nga fjalët tek veprat

Aivo OravAmbasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, Aivo Orav ftoi autoritetet maqedonase të kalojnë nga fjalët në vepra përsa i përket procesit të integrimit të Maqedonisë në BE.

“Gjatë viteve të fundit kemi dëgjuar shumë fjalë të bukura për integrimin e vendit në BE. Tani është koha që të gjithë politikanët, e përsëris, të gjithë politikanët të tregojnë se këto fjalë i mbështesin me vepra. Ne jemi këtu për të ndihmuar vendin tuaj në rrugën drejt BE-së, por patjetër duhet ta shohim se a dëshironi këtë me të vërtetë”, deklaroi Orav.

Diplomati evropian nuk tregoi nëse ndjehet i ofenduar nga biseda e përgjuar mes dy ministrave maqedonas Zoran Stavrevski dhe Gordana Jankullovska, ku këta të fundit dëgjohen duke përdorur fyerje të rënda për të.

Lideri i opozitës maqedonase, Zoran Zaev, i cili publikoi bisedën ku ofendohet ambasadori i BE-së, tha se posedon dëshmi edhe për përgjimin e diplomatëve të huaj nga pushteti në Maqedoni. Për këto akuzat serioze të opozitës, ambasadorja gjermane në Shkup kërkoi hetim transparent.

“Këto janë pretendime shume serioze. Nëse ato janë të vërteta duhet të jenë objekt i një hetimi shumë transparent, gjithëpërfshirës dhe të pavarur. Nëse është ndërhyrë në komunikimin diplomatik, në bazë të Konventës së Vjenës kjo përbën shkelje të rëndë”, deklaroi ambasadorja Christine Althauser.

Maqedonia, si vend që ka firmosur Konventën e Vjenës, me të cilën rregullohet statusi i diplomatëve të huaj, nuk ka të drejtë të përgjojnë ambasadorët as me urdhër të gjykatës. /Top Channel/

Më Shumë

Duda Balje u ndalua nga autoritetet serbe në kufi

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje është ndaluar mëngjesin e sotëm nga autoritet serbe në pikën kufitare në Merdare. Sipas “EO”, ajo ka qenë...

Real Madrid e mposht Barcelonën, blindon kreun e La Liga-s

Real Madrid e ka mposhtur sërish Barcelonën, duke e blinduar kreun e La Liga-s. Skuadra madrilene triumfoi me rezultat të ngushtë 3:2, me anglezin që...

Lajmet e Fundit