8.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Berisha lavdëron Ali Ahmetin, thotë se po vepron si Kryeministër

Sali Berisha në emisionin “Studio e Hapur” të Eni Vasili, flet për ngjarjet e parashikuara në Kumanovë. Sipas tij, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë parashikime të sakta për ngjarjet në Kumanovë.

“Ali Ahmeti para një viti bëri me dije se Ukraina nuk është larg”, tha Berisha.

Ai ndërmjet tjerash shtoi se politikat e Shqipërisë ndërtohen duke marr parasysh interesat e shqiptarëve të Maqedonisë.

“Politikat e Shqipërisë ndërtohen duke u nisur nga interesat e shqiptarëve në Maqedoni dhe faktorit ndërkombëtar”, shtoi Berisha

Sipas tij, Shqipëria duhet që të loboj për një hetim ndërkombëtar për rastin e Kumanovës.

“Shqipëria duhet që të loboj për hetim ndërkombëtar për rastin e Kumanovës, ishte një nacionalizëm i shfrenuar maqedonas”, tha Berisha.

Vetoja e Shqipërisë për mos anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, sipas ish kryeministrit shqiptar është një axhamillëk i Edi Ramës, pasi që bie ndesh me interesat e Amerikës.

Ai shtoi se Qeveria Maqedonase është pro serbe dhe ruse, si dhe Ali Ahmeti edhe pse realisht nuk është kryeministër i Maqedonisë, ai po vepron tamam si një kryeministër.

“Ali Ahmeti nuk është kryeministër, por solli në Tetovë, investitor amerikan për punësimin e 2.000 të rinjve, ky është kontribut për atdheun“, theksoi Berisha. /Zhurnal.mk/

Më Shumë

Vdes 41-vjeçari pasi u godit nga rryma elektrike teksa po peshkonte në Romajë

Një person ka vdekur sonte në Spitalin Rajonal të Prizrenit, pasi derisa ishte duke peshkuar me gjenerator elektrik, në fshatin Romajë, ishte goditur nga...

Edhe 17 biznese të reja të mbështetura nga komuna e Prizrenit dhe Preda Plus, me mbështetjen e ASB-së

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë me dije se kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi me përfaqësuesit e projektit “Integra – Nxitja e...

Lajmet e Fundit