7.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Durim Bami: Më porositën për të vrarë Doshin

Durim BamiI riu i arrestuar sot, si dëshmitari kryesor në lidhje me atentatin ndaj deputetit, Tom Doshi, ka deklaruar se ka qenë ai që ka marrë porosinë për vrasjen e deputetit.

Sipas A1 Report, Durim Bami që u shoqërua paraditen e sotme në polici, pranoi para oficerëve të policisë, se ishte porositur për të vrarë Doshin.

Policia e Shtetit ka shoqëruar në rajon një person i cili dyshohet se ka lidhje me akuzat e deputetit Tom Doshi për vrasjen e këtij të fundit.

Uniformat blu kanë shoqëruar rreth orës 11:00 të paradites shtetasin Durim Bami, vetëm pak momente pasi prokuroria deklaroi se ka nisur hetimet mbi këto pretendime. Mësohet se shtetasi Bami momentalisht po merret në pyetje nga shefi i krimeve të rënda, Ilirjan Balla.

Durim Bami është një person me precedentë të mëparshëm penal. Javën e shkuar ai i shpëtoi një atentati me lënë eksplozive. Të dielën e shkuar automjetit të tij tip “BMW X5” iu vendos rreth 200 gram eksploziv, por policia arriti ta identifikonte dhe çaktivizonte në kohë.

Mjeti me targë AA 858 IS ishte parkuar në lagjen “Grumbullimi” në qendër të Fushë Krujës. Policia njoftoi se mjeti i përkiste Durim Bamit, një person me precedentë të mëparshëm penal. Më herët Bami është dënuar me 4 vjet burg për veprën penale të pengmarrjes.

Bazuar në hetimet e prokurorisë, Bami është personi i fundit që ka takuar Enver Stafukën, i cili rezulton i zhdukur prej një muaji. Bami është biznesmen dhe ka në pronësi disa lokale bastesh në Fushë-Krujë.

Mësohet se 46-vjeçari ka tentuar të arratiset nga vendi pak pas mesnatës rreth orës 12:30 dhe është ndaluar në pikën kufitare të Hanit të Hotit për të shkuar në Malin e Zi. Sipas “A1 Report”, pas ndalimit, rreth orës 3 të mëngjesit ai është shoqëruar nga Shkodra për në drejtorinë e Policisë në Tiranë.

Më Shumë

“Shkrepi dhjetë plumba drejt viktimës”, aktakuzë ndaj të pandehurit për vrasjen në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit A.G., për shkak të dyshimit për vrasje të rëndë. Sipas aktakuzës, pasditen e 3 shtatorit në...

Moti sot me diell dhe shumë i ngrohtë

Të dielën, më 14 prill parashikohet të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë. Era do fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 6-25...

Lajmet e Fundit