8.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Filluan manovrat e përbashkëta ushtarake të Koresë së Jugut dhe SHBA-së

Me pjesëmarrjen e mbi 300 mijë ushtarëve Zyrtarët kanë njoftuar se sot në Gadishullin e Koresë kanë filluar manovrat e përbashkëta ushtarake të ushtrive të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Koresë së Jugut.

Në manovra po marrin pjesë më shumë se 300 mijë ushtarë jug-korean dhe mbi 11 mijë ushtarë amerikanë, përfshirë këtu edhe 4 mijë ushtarë amerikanë, të cilët nuk janë të stacionuar në Gadishullin e Koresë.

Manovrat kësaj radhe nuk do të zgjasin dy muaj, por vetëm një muaj dhe ekspertët janë të mendimit se Uashingtoni dhe Seuli këtë vendim e kanë marrë, pas zbutjes së tendosjeve me Korenë e Veriut kohëve të fundit. Agjencia Jonhap raportoi se pritet që udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, gjatë javëve në vijim do të takohet me Presidentin e Koresë së Jugut dhe me presidentin amerikan, Donald Trump.

Më Shumë

Lajmet e Fundit