12.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

FOTO/ Ky është vrasësi serial numër 1 në historinë e SHBA-s

Një vrasës i burgosur po hetohet pas ka rrëfyer 90 vrasje të kryera në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë katër dekadave.

FBI beson se Samuel Little, 78 vjeç, mund të jetë ndër vrasësit seria më të mëdhenj në historinë kriminale të Amerikës.

 

Agjenci shtetërore dhe federale po punojnë tani për të lidhur rrëfimet e tij me vdekjet e duzina grave në të gjithë vendin nga 1970 deri më 2005.

Hetuesit thonë se tashmë kanë arritur ta lidhin atë me 34 vrasje dhe po punojnë për shumë të tjera.

Aktualisht Little është duke vuajtur burgimin e përjetshëm, dënuar më 2014, për vrasjen e tri grave.

Ai u arrestua në shtator 2012 në një qendër të pastrehësh në Kentucky dhe u transferua në Kaliforni ku kërkohej për akuza në lidhje me drogën.

Më pas, mostrat e ADN-së të marra nga Little korresponduan me vdekjet e pazbardhura të tri grave në qarkun e Los Angeles më 1987 e 1989.

Image

Të treja viktimat ishin rrahur e mbytur e më pas trupat ishin hedhur në vende të ndryshme.

Në fillim ai e deklaroi veten të pafajshëm në gjyq, por u dënua me tre burgime të përjetshme pa mundësi lirimi me kusht.

Para kësaj, ai kishte rekorde të shumta kriminale, me akuza për përdhunim dhe grabitje të armatosur.

Fajësia për vrasjet bëri që Little të hynte në Programin e Analizmit Kriminal të Dhunshëm (ViCAP),  një sistem që analizon autorë serialë krimesh të dhunshme e seksuale dhe ndan informacionin me angjecitë ligjzbatuese lokale për të kryqëzuar referencat e krimeve të pazbardhura.

Zyrtarë të programit thonë se kanë zbuluar një ‘model alarmues’ dhe ‘lidhje të pamohueshme’ me shumë më tepër vrasje kudo në SHBA.

Një rast vrasjeje i pazbardhur në Odessa të Texasit, i një gruaje të quajtur Denise Christie Brothers, u ndoq më pas nga autoritetet lokale.

Një ranger lokal, James Holland, shkoi në Kaliforni me anëtarë të ekipit të ViCAP për të marrë në pyetje Little.

Ata bënë të ditur se Little pranoi të fliste me ta ngaqë shpresonte të ndryshonte burg.

FBI thotë se Little ka rrëfyer 90 vrasje në total, që përshkojnë gjithë Amerikën, nga Kalifornia në Maryland.

Ekipi i ViCap tha në një deklaratë për shtyp në fillim të kësaj jave se deri tani kishin verifikuar rrëfimet e tij duke i lidhur me 34 vrasje, me shumë të tjera që ishin në pritje të konfirmimit.

‘Gjatë bisedës në maj, ai përmendi qytetet e shtetet duke i dhënë rangerit Holland numrin e njerëzve që kishte vrarë në çdo vend. Jackson, Mississippi – një; Cincinnati, Ohio – një; Phoenix, Arizona – tre; Las Vegas, Nevada – një’, shkroi në raport analistja e ViCAP Christina Palazzolo.

Ata besojnë se Littlë shënjestronte kryesisht gra të vetmuara e jo të qëndrueshme, të cilat ishin përfshirë në prostitucion apo që ishin nën varësinë e drogës.

Hetuesit thonë se trupat mbeteshin shpesh të paidentifikuar dhe vdekjet të painvestiguara nga autoritetet.

‘Metoda e vrasjes që ndiqte Little nuk linte shenja të dukshme që tregonin që kishim të bënim me vrasje. Dikur boksier, ai zakonisht i trulloste apo hidhte përtokë viktimat me grushta të fuqishëm e më pas i mbyste’, thotë raporti i FBI.

Image

‘Pa shenja prerjesh apo plagë plumbi, shumë nga këto vdekje nuk klasifikoheshin si vrasje, por iu atribuoheshin mbidozave të drogës, aksidenteve apo shkaqeve natyrore’.

Një numër i madh besohet të ketë ndodhur në vitet ’70 dhe në fillim të viteve ’80, para se policia të kishte np dispozicion teknologjinë e ADN-së.

FBI thotë se 78-vjeçari nuk gëzon shëndet të mirë dhe me shumë gjasa do të mbetet në burg në Texas – ku u transferua pasi pranoi vrasjen në Odessa – deri sa të vdesë.

Byroja thotë se do të vazhdojë të punojë me Holland, i cili thuhet se e merr thuajse çdo ditë në pyetje Little, për të të krijuar një tablo të saktë e të plotë të krimeve.

‘Fuqia e përhapjes së informacionit është mësimi i madh i kësaj çështjeje’, thotë n ë raport Kevin Fitzsimmons, analisti mbikqyrës i ViCAP.

‘Një Jane Doe [emri që përdoret për viktimat e paidentifikuara] që gjendet në ndonjë cep të errët në Neë Orleans mund të duket si ngjarje e izoluar, por kur hyn në databazën e ViCAP dhe ekzaminohet me vdekje të tjera misterioze apo me persona të humbur, dalin në dritë modele (krimesh). Kjo është vlera e ViCAP’.

Më Shumë

Ekspozita fotografike/ Transformimi i Hamamit të Gazi Mehmed Pashës në Prizren

Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Samir Hoxha, ka ftuar të gjithë që të vizitojnë Hamamin e Gazi Mehmed Pashës. “Ejani dhe...

Sot i jepet lamtumira e fundit “Mjeshtrit të Madh” Jorgo Papingji, Begaj: Tekstet e tij i rezistuan të gjitha kohërave

Sot i jepet lamtumira e fundit “Mjeshtrit të Madh”, Jorgo Papingji. Në orën 11:00 do të zhvillohen homazhet, në ambientet e Radio Televizionit Shqiptar. Më...

Lajmet e Fundit