5.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Gati gjysma e popullsisë botërore jeton me 5.5 dollarë në ditë

Pavarësisht përparimit në zvogëlimin e varfërisë ekstreme, gati gjysma e popullsisë në botë jeton me më pak se 5.50 dollarë në ditë, duke shënuar rritje të të varfërve në vendet e pasura, ka thënë Banka Botërore të mërkurën.

Në raportin e dytë vjetor, kjo Bankë ka analizuar më gjerësisht çështjen e varfërisë, ndonëse shifra e personave që jetojnë në varfëri ekstreme, e definuar e tillë kur një person fiton më pak se 1.90 dollarë në ditë ka vazhduar të ulet në vjetët e fundit, shkruan REL.

Bazuar në të gjeturat e raportit të fundit, varfëria në nivel global është ende në nivel të tejet të lartë, pasi rritja ekonomike nuk ka qenë e njëjtë për të gjitha rajonet dhe shtetet.

Sipas Bankës, numri i përgjithshëm i personave që jetojnë në varfëri ka rënë në më shumë se 68 milionë persona në mes të viteve 2013 dhe 2015.

Mirëpo pavarësisht përparimit, në raport është thënë se trendet aktuale tregojnë se synimi i Bankës Botërore për të ulur nivelin e varfërisë ekstreme në më pak se tre për qind të popullsisë botërore, mund të jetë i paarritshëm.

Me një vlerë ditore prej 5.50 dollarëve në ditë, varfëria globale ka rënë në 46 për qind nga 67 për qind në periudhën e viteve 1990-2015.

Po kjo Bankë ka raportuar muajin e kaluar se varfëria ekstreme ka rënë në 10 për qind në 2015, ndonëse ka njoftuar edhe një herë se në disa shtete nuk është nuk u ndarë në mënyrë të barabartë rritja ekonomike.

Më Shumë

69 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

69 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë. 27 nga këto aksidente janë me të lënduar, ndërkaq 42 me dëme...

Aksident mes dy veturave në Malishevë, lëndohen dy persona

Një aksident mes dy veturave në Bellanicë të Malishevës ka ndodhur mesditën e sotme, ku dy persona kanë mbetur të lënduar. Rastin për Klankosova.tv, e...

Lajmet e Fundit