21.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Gazetari që spiunoi ISIS-in

Një gazetar që u infiltrua në një grup të përkrahësve të grupit terrorist ISIS deri sa ata po planifikonin një sulm në Francë ka thënë se ka parë të rinj të humbur, të frustruar, vetëvrasës dhe lehtë të manipulueshëm.

Ky burrë, i cili po përdor një pseudonim Said Ramzi në mënyrë që të mbrojë identitetin e tij, ka thënë se “me lehtësi” ka kontaktuar me grupin i cili veten e quan Ushtarët e Allahut.

Ai ka qëndruar me ekstremistët për rreth gjashtë muaj – nga vera e vitit 2015 deri në janar 2016 – dhe ka filmuar takimet e tyre përmes kamerave të fshehura. Ai ka parë se si të rinjtë po planifikonin të sulmonin një klub nate.

Grupi ka qenë i përbërë prej 10 njerëzve të prirë nga një 20-vjeçar i quajtur Ossama, i cili më herët ishte refuzuar nga ushtria franceze dhe që ka qenë i alkoolizuar për shumë kohë para se të zbulojë këtë grup përmes Facebook-ut, thuhet në një dokumentar lidhur me këtë rast.

Në njërën nga incizimet që posedon gazetari, shihet një i ri francezo-turk duke buzëqeshur teksa imagjinon duke u qëlluar nga policia dhe duke thënë se martirët nuk ndjejnë dhembje.

“Duhet goditur ndonjë bazë ushtarake”, thotë Osama gjatë një takimi në një park. “Kur ata janë duke u ushqyer, të rreshtuar dhe..ta-ta-ta-ta..ose gazetarë.”

“Ashtu si ata bënë tek Charlie Hebdo. Duhet qëlluar mu në zemër. T’i zëmë në befasi. Ata nuk janë mirë të mbrojtur. Duhet vrarë me mijëra.”

soldiers-of-allah

Ai ka ftuar gazetarin që të bashkohet në “rrugën e parajsës – të kryej një sulm vetëvrasës. “Gratë tona po presin për ne atje.”

Por, sulmi terrorist nuk u konfirmuar derisa erdhi një urdhër nga një ushtarak i njohur si Abu Suleiman, që ka udhëtuar në bazën e ISIS-it në Raqqa.

Gazetari, Ramzi, kishte takuar një grua e mbuluar, e cila i kishte dhënë atij urdhrin të shkruar në nje letër. Letra ishte shkruar me dorë dhe jo me ndonjë kompjuter.

Ai duhej të shkonte në një klub nate, dhe të shtinte me armë deri në vdekje dhe në fund të shpërthejë jelekun e tij vetëvrasës kur të afrohen forcat policore.

Gazetari edhe më herët kishte marrë instruksione se si duhet shpërthejë jeleku vetëvrasës.

Ossama dhe anëtarët e tjerë janë arrestuar në dhjetor e janar. Ata kanë qenë nën vëzhgim për kohë të gjatë.

Gazetari thotë se ka dashur që të kuptojë nga afër se çfarë po ndodhte brenda kokave të tyre.

“Një nga mësimet që mora ishte se nuk pash Islam në atë grup. Nuk kishte vullnet për të ndryshuar botën për të mirë. Vetëm të rinj të frustruar, të humbur, vetëvrasës dhe lehtë të manipulueshëm” ka thënë ai./Insajderi.com

Më Shumë

Bashkimi i shkon Trepçës, dy rivalët e vjetër pritet të sjellin basketboll cilësor

Sot zhvillohen dy përballje interesante në Superligën e Basketbollit kosovar. Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 27-të të PrinceCaffe Superligës. Dita nis me derbin mes...

25 vjet nga ndërhyrja historike për paqen në Kosovë

Sot mbushen 25 vjet nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s kundër caqeve serbe. Aeroplanë të NATO-s bombarduan në territorin e Serbisë, Kosovës dhe Malit...

Lajmet e Fundit