14.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Gjykata sekuestron 35 mijë euro të administratorit të “Agon Channel”

Me kërkesë të prokurorisë, Gjykata e Tiranës ka vendosur sekuestrimin e 35 mijë eurove, që ndodhen në llogarinë personale të shtetasit me inicialet Sh.A., njëherazi administrator i televizonit “Agon Channel”.

Ky vendim vjen pak ditë pasi Gjykata e Tiranës ka urdhëruar sekuestrimin e të gjithë kompanive të familjes Beketi në Shqipëri, pasi dyshohet për disa akuza, mes tyre edhe atë të pastrimit të parave.

Sipas vendimit që mban datën 17 qershor, Gjykata ka urdhëruar sekeustrimin e parave që ndodhen në llogarinë personale të administratorit të “Agon Channel” shtetasit Sh.A. pasi dyshohet se këto para janë transferuar në llogarinë e tij personale nga kompania Agonset, e cila ka një vendim sekuestrimi.

Në vendimin e gjykatës, që ABC News e ka siguruar një kopje, thuhet se me datën 5 maj të këtij viti, Gjykata e Tiranës ka vendosur sekuestrimin e të gjitha llogarive bankare të kompanive të familjes së italianit Françesko Beketi.

Në mesin e kompanive që është urdhëruar sekuestrimi është edhe “AGONSET”, shoqëria që administron televizionin “Agon Channel”. Por pavarësisht këtij vendimi, më datën 8 maj kompania “AGONSET” ka transferuar në llogarin personale të administratorit të saj shtetasit SH.A. një shumë prej 35 mijë euro, me motivin e shpërblimit të punonjësve.

Gjykata arsyeton se kjo shumë nuk duhet të ishte transferuar pasi kishte një vendim sekuestrimi për paratë që ndodheshin në llogaritë bankare të kompanisë “AGONSET” dhe për këtë fakt, është udhëruar sekuestrimi i kësaj shume që ndodhet në llogarinë personale të administratorit SH.A.

Sekuestrimi dhe bllokimi i llogarive bankare të kompanive të Françesko Beketit dhe pjesëtarëve të familjes së tij, është urdhëruar pak ditë më parë, me dyshimet se ka kryer disa vepra penale si atë të falsifikimit të dokumenteve, mospagimit të taksave dhe deyrimeve shtetërore si dhe akuzën e “pastrimit të parave” me vlerë rreth 40 mln euro.

Për këto akuza, gjykata ka shpallur në kërkim italianin Beketi dhe administratorin e tij Mauro De Renzis, duke i caktuar në mungesë masën e sigurisë “Arrest me burg”./abcnews/

Më Shumë

Biblioteka e Prizrenit shënon Ditën Ndërkombëtare të Librit

Biblioteka e Prizrenit shënoi Ditën Ndërkombëtare të Librit . Drejtoresha e Bibliotekës, Sahadete Sadikaj-Kukaj, theksoi se angazhimet e institucionit janë të ofrojë librin sa më afër...

Liria zyrtarisht bie nga Superliga

Liria edhe matematikisht i ka humbur gjasat për mbijetesë, ndonëse ishte dorëzuar kohë më pak. Skuadra prizrenase gjashtë xhiro para fundit nuk ka më gjasa...

Lajmet e Fundit