11.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

”Grupi i zjarrit” planifikoi kryengritje në Lazarat

Një vit pas ngjarjeës së rëndë në Lazarat, ku mbeti i vrarë efektivi i Policisë Ibrahim Basha, oficer i RENEA-­s, Prokuroria për Krime të Rnda ka ngritur akuzë ndaj 11 personave të dyshuar për krimin.

Burimet zyrtare thanë se organi i akuzës ka përfunduar hetimet dhe dërguar për gjykim 11 të pandehur të dosjen “Lazarati 2”. Të gjithë personat e pandehur në këtë rast, sipas Prokurorisë, kanë qenë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, që kanë marrë pjesë në ngjarjet e qershorit 2015, në të cilën mbeti i vdekur efektivi i Policisë së Shtetit, Ibrahim Basha. Grupi prej 11 personash, nga të cilët sipas Prokurorisë, pesë kanë marrë pjesë direkt në vrasje dhe gjashtë të tjerët kanë bashkëpunuar, akuzohet për një sëri ngjarjes të ndodhura në Lazarat gjatë përpjekjes së disa banorëve të fshatit për të larguar praninë e policisë aty, me qëllim rinisjen e kultivimit të kanabisit.

“Pesë të pandehur akuzohen për ‘vrasjen e punonjësit të Policisë’, si edhe ‘vrasje e punonjësit të policisë’, mbetur në tentativë 5 herë dhe armëmbajtje pa leje”, thanë burimet e Prokurorisë. Sipas tyre, 6 persona të tjerë akuzohen për armëmbajtje pa leje dhe kundërshtim të forcave të Policisë.

“KRYENGRITJA”

Nga hetimi i Prokurorisë për Krime të Rënda ka rezultuar se një grup të rinjsh, nën drejtimin e Arbjon dhe Alban Alikos, kanë planifikuar, organizuar dhe goditur forcat e Policisë, të cilat gjendeshin në patrullim në zonën e Lazaratit, në datat 23­24 qershor 2015. Të pandehurit, së bashku edhe me persona të tjerë, kanë qenë të armatosur me armë të ndryshme dhe kanë tentuar që të largojnë me forcë policinë, me qëllim që në zonën e tyre të rikthehej kultivimi i lëndës narkotike kanabis sativa, një paligjshmëri që ishte goditur në një operacion të gjerë një vit më parë (në vitin 2014).

Mesnatën, duke u gdhirë data 24 qershor 2015, forcat e policisë kanë nisur operacion në zonën e Lazaratit, pasi kishin informacione se disa të rinj po përgatiteshin për veprime kriminale.

VRASJA E POLICIT

Gjatë kontrolleve, pranë qendrës së fshatit, forcat speciale të Policisë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Xhulio Malo, i cili po drejtonte një mjet, ku gjendeshin armë të ndryshme dhe lëndë narkotike kokainë. Pas arrestimit, forcat speciale kanë njoftuar kolegët e tyre, të cilët gjendeshin në një furgon, për të realizuar shoqërimin e Malos. Në momentin që furgoni po afrohej, ndaj tij është qëlluar me armë zjarri, nga një largësi rreth 200 metra. Nga goditjet me armë ka mbetur i vdekur efektivi i Policisë, Ibrahim Basha, si edhe janë plagosur efektivët Jetmir Isai dhe Perlat Hamitaj. Në vijim të operacionit policor dhe, më tej, nga hetimet e drejtuara nga Prokuroria për Krime të Rënda, u arrit të identifikoheshin dhe të arrestoheshin 11 pjesëtarë të grupit të strukturuar kriminal. Sipas burimeve të hetimit, arma e vrasjes së efektivit të Policisë Ibrahim Basha nuk është gjetur.

Edhe pse u fol fillimisht se arma ka qenë një snajper, ajo nuk është arritur të gjendet, pasi policia ka mbërritur me vonëse në vendin ku ka qenë “qendra e zjarrit” në Lazrat. Bëhet fjalë për një ambient të krijuar qëllimisht me mur dhe me vrima të hapura anësore, nga ku është qëlluar me armë ndaj forcave të policisë. Pasi kanë qëlluar mbi forcat e rendit, autorët kanë arritur që të largohen e të fshehin armët. /Panorama

Më Shumë

Sonte Derbi i Madoninës: Fitorja shpall kampion Interin

Dy rivalët e përjetshëm të kampionatit Italian, Milani dhe Interi përballen me njëra-tjetrën në Derbin e Madoninës, mbrëmjen e kësaj të hëne, nga ku...

Kryeziu: Serbia vazhdon me regjimin e Millosheviqit, pavarësisht që kanë ndryshuar njerëzit

Ish-gjyqtari i Kushtetueses, Kadri Kryeziu, thotë se Serbia me veprimet e ngjashme si ato të sotme që ndaloi kosovarët në pikat kufitare, po tregohet...

Lajmet e Fundit