7.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Helmoi vjehrrën, dëshmia e nuses: I hodha fotoksinë dhe e mbyta me shall

Policia e Tiranës zbardhi mbrëmjen e djeshme një ngjarje të ndodhur në Kamëz më 30 prill 2017, e cila ishte raportuar si vdekje për shkaqe natyrale, por që në të vërtetë është një vrasje.

Sipas hetimeve të policisë, rezulton se 48-vjeçarja Lirije Lami është helmuar nga nusja e djalit Marjana Cmeta.

Në gjithë këtë histori është përfshirë edhe një hoxhë me banim në Qytetin Studenti, por edhe bashkëshorti i viktimës Agim Lami, të cilit iu dorëzua një regjistrim audio ku nusja pranonte krimin, por që kurrë nuk e kallëzoi atë.

Mëngjesin e sotëm, uniformat blu kanë zbardhur të tjera detaje nga ky krimi rëndë brenda familjes dhe mësohet se Marjana Cmeta edhe pse nuk jetonte me vjehrrën, për shkak të problemeve që kishin, ka ndërmarr aktin ekstrem, duke i hedhur helm në lëngun e portokallit për ta helmuar.

Në dëshminë e saj, që është pjesë e dosjes hetimore të Prokurorisë, nusja thotë: “Kam dy vite e martuar me Olti Lamin. Marrëdhëniet tona s’janë të mira dhe unë kisha dyshime se në këtë ndikonte vjehrra. Për këtë arsye ata ikën në banesën e tyre”

“Një ditë vjehrra erdhi të blinte disa fidanë pasi kishte shpërndare qumështin, e pashë dhe e thirra, i thashë të vinte brenda se duhet të pajtoheshim, i ofrova një pije brenda të cilës kisha hedhur fotoksinë. Në një moment vjehrra filloi të përpëlitej, kaloi në agoni. Aty mendova se mora fund dhe nuk do mundja ta sillja ne jetë fëmijën tim. Ajo kërkonte të hapja dritaren, e mbylla fillimisht në dhomë por zëri i saj sa vinte e rritej”, shton më tej autorja e krimit.

Marjana Cmeta në vijim thekson se gjatë përleshjes e ka mbytur Lirije Lamin me një shall dhe pastaj me duar i ka bllokuar frymëmarrjen “derisa dha shpirt”.

Dëshminë e saj, 21-vjeëarja, tani nënë e një fëmije 5 muajsh, e ka dhënë para Hoxhës së zonës, i cili gjithashtu është i arrestuar.

Ndërkohë fqinjët e tyre shprehen se janë të tronditur nga ngjarja. “Ngjarja na ka tronditur të gjithëve. Për Lirie Lami u tha se vdiq nga infarkti. Nuk kishim dijeni për konflikte mes nuses dhe vjehrrës”, shprehen ata.

Më Shumë

Rrëzohen propozimet serbe që anëtarësimi i Kosovës të kushtëzohet me themelimin e Asociacionit

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës sot me 2/3 e votave të të gjithë deputetëve të pranishëm nga të gjitha shtetet anëtare, do të...

Mbi 1 mijë e 500 gjoba trafiku të shqiptuara për 24 orë në Kosovë

Policia e Kosovës ka shqiptuar një mijë e 516 gjoba trafiku në 24 orët e fundit. Ndërkaq, janë regjistruar edhe numri i përgjithshëm i aksidenteve...

Lajmet e Fundit