6.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Hitleri e kishte gati bombën atomike dhe…

Nazistët mund të kenë qenë shumë pranë prodhimit të bombës atomike dhe një disku fluturues që do e dërgonte këtë bombë në ditët e fundit të luftës.

Testimet për bombën thuhet se ishin kryer mbi të burgosurit rusë të luftës.

Kështu thotë një dokumentar i televizionit publik gjerman, ZDF.

Të dhënat e siguruara tregojnë se Rusia dhe SHBA ishin të bindura se Hitleri ishte pranë krijimit të armës së shkatërrimit në masë.

Në dokumentar citohen disa shkencëtarë nazistë, të cilët më pas u dërguan në SHBA pas lufte.

Programi për prodhimin e kësaj bombe u drejtua nga Hans Kammler, që kishte marrë në dispozicion rreth 175 mijë të burgosur për këtë qëllim.

Gjenerali Kammler përgjigjej vetëm përpara Hitlerit për atë që bënte.

SHBA thuhet se di më shumë për këtë ngjarje, por sekreti i vendosur për këto dokumente është 100-vjeçar.

Do duhet të presim edhe ca për të mësuar më shumë.

Më Shumë

“Kolla e keqe”, infektologu Ramadani tregon tri fazat që kalon i infektuari

Ka arritur në 14 numri i të prekurve nga sëmundja infektive Pertussis, e njohur në popull si kolli i keq. Instituti Kombëtar i Shëndetit...

Vdes 41-vjeçari pasi u godit nga rryma elektrike teksa po peshkonte në Romajë

Një person ka vdekur sonte në Spitalin Rajonal të Prizrenit, pasi derisa ishte duke peshkuar me gjenerator elektrik, në fshatin Romajë, ishte goditur nga...

Lajmet e Fundit