9.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Hyn në fuqi armëpushimi në Siri

Armëpushimi i pjesshëm, i njohur si “regjimi i qetësisë”, ka hyrë në fuqi në pjesën dërrmuese të territorit të Sirisë, përveçse në qytetin e ndarë të Alepos, i dyti për nga madhësia në vend.

Armëpushimi, i njoftuar nga ushtria siriane, ka nisur nga zbatimi pas mesnate, në dy zona të vendit. në një deklaratë zyrtare thuhet se ai do të zgjasë 24 orë në Damask dhe në rajonin Ghouta Lindore, jashtë kryeqytetit. Ndërsa në provincën veriore Latakia ajo do të qëndrojë në fuqi për 72 orë. Deri më tani nuk ka patur një sqarim përse ndalimi i luftimeve do të jetë vetëm i përkohshëm. Gjatë ditës së premte, raketa të qëlluara nga rebelët në pjesën e kontrolluar nga trupat qeveritare në Alepo shkaktuan 15 të vdekur.

Sipas autoriteteve, nga bombardimi u godit një xhami dhe veç viktimave pati edhe shumë të plagosur, disa prej të cilëve në gjendje të rëndë. Ndërsa në zonën lindore të kontrolluar nga rebelët, sulmet ajrore qeveritare lanë të paktën 11 të vdekur dhe shkatërruan një kompleks mjekësor, i dyti që sulmohet brenda javës. Aktivistë të opozitës deklaruan se, bomba u hodhën edhe teksa skuadrat e shpëtimit po u shkonin në ndihmë të lënduarve.

Më Shumë

Interi, kampion i Italisë — ylli i dytë vjen me fitoren në derbi

Interi është zyrtarisht kampioni i Italisë në futboll për sezonin 2023-2024. Zikaltërit, ashtu siç edhe e kishin paralajmëruar dhe ëndërruar më herët arritën të sigurojnë...

Do festonin 23-vjetorin! Vanessa Bryant ndan një foto të rrallë me Koben, zbulon dhuratën e tij!

Kobe Bryant mund të ketë ndërruar jetë, por legjenda e NBA dhe Los Angeles Lakers vazhdon të jetë gjithmonë e pranishme në mendimet e...

Lajmet e Fundit