12.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Italiani i masakrës në Tiranë, vrasës me pagesë

Italiani Salvadore Letizia, 34 vjeç, dëshmon se ka kryer të tjera vrasje në rajon. Policia dhe prokuroria nis verifikimin e rasteve dhe lëvizjeve të të dyshuarit si vrasës me pagesë, që erdhi në Tiranë vetëm tetë orë para krimit. Letizia u kontaktua nga Besnik Sulku për të ekzekutuar Mentor Lufin. Një histori trafiku që lidhet me vrasje në Holandë, konfliktet në Bulqizë dhe plagosjet në Tiranë

Zbardhen detaje të rëndësishme vetëm një ditë pas krimit të rëndë të trefishtë, të ndodhur në afërsi të Maternitetit të vjetër të Tiranës. Italiani Salvadore Letizia dyshohet të jetë vrasës me pagesë dhe përveç ngjarjes së djeshme ku u ekzekutuan në mënyrë mafioze Mentor Lufi, Gerti Goxha dhe Besnik Sulku, ai mund të jetë përfshirë edhe në të tjera ekzekutime.

Ky është informacioni që vjen nga Policia e Tiranës, e cila tashmë duket se ka në duar jo vetëm provat që tregojnë implikimin e Letizias në ekzekutimet e dy ditëve më parë, por edhe dëshminë e tij që ka qenë e qetë, por tronditëse.

Nga burime konfidenciale mësohet se ai ka treguar se ka kryer edhe ekzekutime të tjera, por për policinë dhe prokurorinë mbeten për t’u konfirmuar si lëvizjet e tij ashtu edhe pretendimet se është vrasës me pagesë. Tashmë është arritur të vërtetohet se Salvadore Letizia, 34 vjeç, nga qyteti i Napolit, i proceduar nga vendi fqinj për disa vepra penale që lidhen me trafikun e armëve dhe drogës, ka ardhur në Tiranë pas kontaktit me Besnik Sulkun.

Ky i fundit kishte probleme me Lufin dhe kërkoi ndihmën e napolitanit kundrejt pagesës për të ekzekutuar personin që dyshonte se i kishte vrarë vëllanë dhe më parë ishin konfliktuar me armë edhe për çështje të tjera që dyshohet se lidhen me pazare të drogës. Gjithashtu, një tjetër provë e pakundërshtueshme është edhe kapja e pistoletës “Glok” që u përdor nga 34-vjeçari italian. Kjo lloj pistoletë konsiderohet si tepër precize dhe zakonisht përdoret nga persona që kanë aftësi të mira në përdorimin e armëve.

Gjithashtu mësohet se ka pasur 17 të shtëna armësh nga katër pistoleta të ndryshme që u përdorën nga autorët. Sipas specialistëve të policisë, duke u nisur nga mënyra e qitjes së plumbave, largimi nga vendi i ngjarjes dhe më pas edhe tentativa për të fshehur provat e krimit, dyshohet se Letizia është profesionist dhe ka kryer veprime të një vrasësi gjakftohtë. Pikërisht ky duket edhe shkaku që Sulku vendosi ta “pajtonte” si ekzekutor. Letizia rezulton se mbërriti në vendin tonë po ditën e ngjarjes, vetëm tetë orë para masakrës, duke fluturuar nga Roma drejt Rinasit me avionin e orës 11:23 minuta. Për të nuk ka pasur asnjë problem mënyra e ekzekutimit të personave, por donte të dinte vetëm njeriun që duhet të ekzekutonte.

Në xhepin e pantallonave të Letizias policia ka gjetur një fotografi të Mentor Lufit. Në këtë mënyrë hetuesit konfirmojnë se objektivi i shënjestrës për t’u vrarë ka qenë pikërisht 33-vjeçari nga Bulqiza. Nga hetimet e plotësuara edhe ditën e djeshme, mësohet se masakra e kryer në afërsi të Maternitetit të vjetër është planifikuar prej muajit prill dhe në shënjestër ishte vënë Mentor Lufi. Në këtë konflikt të armatosur mbeti i vrarë edhe Gerti Goxhaj dhe Besnik Sulku. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së martës në kryeqytet, ku nga përplasja me armë mes dy bandave rivale për trafikun e drogës tre persona humbën jetën, ndërsa 3 të tjerë të përfshirë në krim u arrestuan.

Viktimat dhe autorët ishin me precedentë të mëparshëm penalë, madje disa herë të dënuar. Ndonëse mbi ta kanë rënduar akuza që dënohen mbi pesë vite, sërish ata lanë qelinë në një kohë të shkurtër pas vendimit të gjykatës. Trafiku i lëndëve narkotike, prishja e pazareve dhe më pas nisja e vrasjeve, janë bërë shkaku që këto krime të mbylleshin me tre të vrarë në bulevard, në sy të shumë qytetarëve, pikërisht në kohën që kryeqyteti ishte i blinduar në masa të forta sigurie.

Sulku u betua për hakmarrjen e të vëllait

Ishte data 6 prill e këtij viti kur në Roterdam të Holandës u ekzekutua me një plumb në kokë 33-vjeçari i identifikuar si Ilirjan Sula (Sulku). Ai gjeti vdekjen në një parking, i qëlluar pas koke brenda në autoveturën e tij. Pikërisht kjo ngjarje ka tronditur fort vëllanë e tij, Besnik Sulkun, i cili dyshohet se për vrasjen e të vëllait bënte përgjegjës Mentor Lufin.

Për këtë qëllim ai vendosi të hakmerrej duke kërkuar fillimisht për vendndodhjen e Lufit dhe më pas të gjente mënyrën për ta ekzekutuar. Gjithsesi, me interes për zbulimin e ngjarjeve të Tiranës mbesin edhe hetimet e policisë së Holandës. Ata i përqendruan hetimet dhe kërkimet kryesisht në pistën e vrasjes për shkak të trafikut të lëndëve narkotike.

“Policia ende po heton mbi këtë çështje, por pista kryesore mbetet ajo e vrasjes për një implikim të mundshëm me trafikun e drogës në Roterdam. Në janar të këtij viti u ekzekutuan dy shqiptarë të tjerë dhe sipas burimeve, policia po shikon dhe mundësinë nëse Sulku kishte ndonjë lidhje me ata. Deri tani nuk ka mundur të gjejë ndonjë lidhje”, – shkruanin mediat vendase në atë kohë. Mësohet se viktima përdorte tre emra të ndryshëm, që njiheshin si Durim Sula, Durim Sulku, e Besnik Sulku. Policia e pati të vështirë identifikimin e tij.

Ai jetonte prej disa kohësh në Holandë pa një vendbanim të regjistruar. Sipas njoftimit të policisë, vrasja u bë me gjakftohtësi dhe viktima ishte në “Smart”-in e tij, në një parkim në Ridderkerk të Roterdamit. Teksa policia e qytetit të Roterdamit ishte vënë në kërkim të autorit, disa kilometra larg vendit ku u gjet i vrarë Sulku, u bllokua një automjet dhe arma me të cilën u vra 33-vjeçari, por autori mbeti i paidentifikuar. Duke marrë në konsideratë ngjarjen e dy ditëve më parë, Policia e Tiranës ka dyshime të forta se Besnik Sulku, për vrasjen e të vëllait në Holandë bënte përgjegjës Mentor Lufin (Doçin). Drogë e hakmarrje, që u mbyll në mënyrën më të keqe. Katër jetë të humbura. /Mapo/

Më Shumë

Moti sot: Me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell

Moti sot parashihet të jetë me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell. Pritet që lokalisht të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu,...

Robert publikon një video me të dashurën e tij Ana Skrel, dyshja shfaqen duke u përqafuar derisa ai nuk i ndalë puthjet

Robert Berisha dhe Ana Skrel si duket kanë qenë së bashku në një event, kjo u kuptua pas një videoje që publikuan dyshja në...

Lajmet e Fundit