21.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Java e “ferrit” sirian – mbi 500 civilë të vrarë, mes tyre mbi 120 fëmijë

Mbi 500 civilë janë vrarë gjatë bombardimeve intensive njëjavore të forcave siriane në një zonë të kontrolluar nga rebelët pranë Damaskut. Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, me bazë në Londër, mes viktimave në Gutan lindore përfshihen 121 fëmijë.

Që prej së dielës së kaluar trupat e regjimit të Bashar Al Assad, të mbështetura nga forcat ruse po mësyjnë ashpër zonën ku janë të bllokuar rreth 393 mijë civilë. Mbi ta po hidhen edhe bomba fuçi. Observatori Sirian pretendon se 29 viktima ishin shënuar të shtunën, përfshirë 17 në qytetin kryesor të Doumas. Sipas aktivistëve, shumë spitale kanë dalë jashtë funksionit, shkruan KP.

Qeveria siriane mohon shënjestrimin e civilëve, duke këmbëngulur se po përpiqet të çlirojë Gouten lindore nga terroristët. Gjendja e vështirë e civilëve në zonë ka alarmuar liderët botërore. Kushtet atje janë përshkruar si ‘ferri në tokë’ nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së po përpiqet të miratojë një rezolutë që do të mundësonte armëpushimin mbarëkombëtar për të garantuar kalimin e ndihmave dhe evakuimet mjekësore. Votimi është shtyrë disa herë që prej së enjtes, pasi Rusia refuzon ta mbështesë projektrezolutën në gjendjen aktuale.

Moska kërkon që armëpushimi të mos përfshijë grupe opozitare, që sipas saj po bashkëpunojnë me terroristët e Al Kaedes dhe Al Nusras.

Më Shumë

Haradinaj e Latifi nderojnë 5 dëshmorët dhe 49 martirët e fshatit Brestoc

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, kanë përkujtuar në 25-vjetorin e përjetësimit 49 martirët e Brestocit të...

Haradinaj në Prizren: Koalicioni i prirë nga Aleanca është shndërruar në forcë serioze politike

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se koalicioni parazgjedhor i prirë nga AAK, është shndërruar në forcë serioze politike. Haradinaj...

Lajmet e Fundit