16.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Kërcënohen Ali Ahmeti e Menduh Thaçi

Pas ngjarjeve që të Kumanovës të cilat tronditën rajonin, komandantët e UÇK-së po i mbajnë përgjegjës liderët shqiptarë Ali Ahmetin dhe Menduh Thaçin.

Gazeta maqedone “Dnevnik” shkruan se ata janë kërcënuar nga pjesëtarë të kësaj ushtrie.
Ish-Komandantët e UÇK-së, në komunikatat e tyre i kanë cilësuar disa politikanët aktualë shqiptarë, si përgjegjës për përplasjen e armatosur në Lagjen e Trimave në Kumanovë.

Komandant Hoxha – Xhezair Shaqiri në një intervistë ka thënë se Ali Ahmeti më shumë se një herë e ka merituar plumbin për tradhtitë që i ka bërë, shkruan Dnevenik.

Se a ndjehen të kërcënuar dhe jo të sigurt liderët partiakë të BDI-së e PDSH-së, nuk kanë dashur të komentojnë nga këto dy parti. Nga BDI-ja thonë se bëhet fjalë për tema të ndjeshme, prandaj edhe nuk duan t’i komentojnë. Ata nuk konfirmojnë, e as nuk demantojnë se është shtuar sigurimi personal i Ali Ahmetit, por as informacionin se nga kjo parti është kërkuar mbrojtje nga policia e shtetit për sigurim personal të liderit të tyre nuk e kanë komentuar.

Jozyrtarisht sigurimi i Ali Ahmetit, si dhe i selive partiake të BDI-së në Tetovë e Çair është shtuar menjëherë pas eksplozivit që ndodhi në shtabin e kësaj partie në Reçicë të Vogël. Atëherë u fol se është kërkuar që edhe truprojat e mëparshëm të Ahmetit të jenë pranë tij për të rritur sigurimin personal të tij dhe selive.

Siç shkruan gazeta maqedone Dnevnik nga PDSH nuk kanë arritur të marrin ndonjë informacion lidhur me këtë çështje, edhe pse prej kohësh flitet se Menduh Thaçi nëpër takime publike mban pancir me vete. /Almakos/

Më Shumë

Presidentja Osmani përkujton 46 anëtarët e familjes Berisha që u masakruan 25 vjet më parë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 46 anëtarët e familjes Berisha të cilët u masakruan në pragun e shtëpisë së tyre në Suharekë,...

Paraburgim për dy të dyshuarit për dhunimin e të miturës nga Prizreni

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit ndaj dy të dyshuarve për dhunimin e një vajze të mitur. Të dyshuarit thuhet se janë...

Lajmet e Fundit