14.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Kërkesat e BDI-së në agjendën e negociatave

Bashkimi Demokratik për Integrim pas takimit të kryetarit të saj Ali Ahmeti me kongresistin amerikan Eliot Engel, ka bërë të ditur se në takimet mes Gruevskit dhe Zaev ka ngecje vetëm për ndarjen e pushtetit dhe posteve qeveritare.

“Kjo situatë që ka mbetur akoma pa zgjidhje në lidhje me ndarjen e pushtetit midis dy partive politike maqedonase, duhet të tejkalohet nga dy liderët maqedonas sa më shpejtë, në interes të vendit dhe të qytetarëve”, thuhet në komunikatën e BDI-së, shkruan Zhurnal.mk.

Nga BDI-ja thonë se gjatë kësaj ndarjeje të pushtetit, nuk do të preken ministritë dhe postet e tjera të funksionarëve të saj.

Ata thonë gjithashtu se në agjendën e grupit të punës të përbërë nga 4 partitë, i cili do të përpilojë në mënyrë më të detajuar marrëveshjen, në listën e negociatave janë inkorporuar edhe çështje të karakterit etnik.

– Ndarja e 3 posteve më të rëndësishme shtetërore me rotacion,
– Politikat gjuhësore,
– Ndarja fer dhe e drejtë e buxhetit,
– Zhvillimi i barabartë rajonal,
– Çështja e gjuhës,
– Përfaqësimi i drejtë dhe adekuat
– Konsensualiteti,
– Pajtimi,
– Simbolet kombëtare,
– Marrëveshja e 29 majit,
– Kanal shtetëror 24 orësh në gjuhën shqipe,
– Masa të mirëbesimit,
– dhe Risocializimi

Janë disa nga pikat që do të bisedohen nga grupi i 4 shoqëruesve të liderëve, në negociatat e mëtejshme.

BDI gjithashtu ka kërkuar përfshirjen në agjendën e ndërmjetësuar nga ndërkombëtarët edhe Marrëveshjen e Ohrit, marrëdhëniet ndërfqinjësore dhe integrimin në NATO dhe BE.

Më Shumë

Abdixhiku nga Prizreni kërkon rindërtimin e besimit të LDK-së

Është shënuar 34 vjetori i themelimit të LDK-së në Prizren. Kryetari i këtij subjekti politik, Lumir Abdixhiku, ka ftuar të gjithë që t’i bashkohen LDK-së. “Ditën...

Hajnat futen në tri shtëpi në Rogovë, vjedhin mijëra euro dhe stoli ari

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri, sidomos kur mbesin...

Lajmet e Fundit