6.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Kombet e Bashkuara e quajnë racist Trumpin

Zyra për të drejtat e njeriut në Kombet e Bashkuara i ka quajtur raciste dhe ksenofobe deklaratën e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili imigrantët nga Afrika dhe Haiti i quajti si ardhje nga vende të pista.

Trumpi të enjten duke pyetur se përse Shtetet e Bashkuara të Amerikës lejojnë imigrantë nga Haiti dhe vendet afrikane, disa prej këtyre vende i u është referuar si “vende të pista”, kanë thënë disa burime në Shtëpinë e Bardhë.

“Këto janë komente të tmerrshme dhe të turpshme nga presidenti i Shteteve të Bashkuara. Përveç fjalës ‘raciste’ nuk mund të përdorësh ndonjë fjalë tjetër për to”, ka thënë zëdhënësi i zyrës për të drejtat e njeriut në Kombet e Bashkuara, Rupert Colville, transmeton Koha.net.

“Nuk mund t’i quash ‘të pista’ vendet dhe kontinentet, popullsia e të cilave, që nuk janë të bardhë, nuk mirëpritet”, ka shtuar ai.

Kjo çështje është më shumë se “gjuhë vulgare”, ka thënë Colvile.

“Ka të bëjë me hapjen e derës së anës më të keqe të njerëzimit, të thërrasësh për racizëm dhe ksenofobi që potencialisht shkatërron jetën e shumë njerëzve”, ka thënë veç të tjerash ky zëdhënës.

Më Shumë

Kujtimi im për Enverin e Kosovës

Blerim Latifi Kam qenë vetëm gjashtë vjeç, por kujtesa fotografike e atyre ditëve vazhdon të mbetet ende shumë e gjallë tek unë. Në shtëpinë tonë...

Arrestohet një person në Prizren, dyshohet për dhunë në familje

Është arrestuar një person në Prizren. Ai akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj anëtarëve të familjes së tij dhe gjithashtu ka dëmtuar dhe demoluar...

Lajmet e Fundit