7.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Kreu i CIA-s: Trump është i aftë, kupton çështje komplekse

Drejtori i CIA-s, Mike Pompeo, deklaroi sot se presidenti i SHBA-së, Donald Trump plotësisht është i aftë për funksionin që kryen, pasi kupton çështjet komplekse.

Aftësitë mendore të Trump janë vënë në pikëpyetje në librin “Fire and Furry” të gazetarit Michael Wolff, i publikuar të premten.

Trump në këtë libër përshkruhet si një injorant dhe Wolff ka theksuar se njerëzit që rrethojnë presidentin amerikan dyshojnë në aftësitë e tij për të udhëhequr shtetin.

Por, Pompeo tha për televizionin amerikan Fox News, se pohimet e tilla janë qesharake, pasi Trump është i aftë të udhëheqë ushtrinë amerikane.

Shefi i CIA-s tha se një pyetje e tillë shtrohet nga njerëzit që nuk pranojnë faktin se Trump është president i SHBA-së.

Më Shumë

Moti sot me diell, temperaturat deri në 26 gradë Celsius

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme gjatë ditës.   Vonë pasdite mund të ketë reshje të izoluara në verilindje...

Mbi 50 për qind të shqiptarëve të Shqipërisë nuk e kanë vizituar asnjëherë Kosovën

Në Barometrin e Euronews Albania, ku u bënë bashkë për herë të parë në një studim të përbashkët qytetarë në Shqipëri dhe në Kosovë,...

Lajmet e Fundit