13.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Lavrov: Bullgaria dhe Shqipëria duan ta ndajnë Maqedoninë mes tyre

Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov deklaroi sot se ekzistojnë fjalë se Maqedonia do të ndahet ndërmjet Shqipërisë dhe Bullgarisë, duke e vënë deklaratën e tij në kontekst të përshkallëzimit të krizës politike në vendin e Ballkanit.

Deklarata e Lavrov, e publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtme ruse erdhi si përgjigje ndaj një pyetjeje që iu bë në një takim të një këshilli të Asamblesë Federale të Rusisë.

“Ideja është shprehur që pse të mos e ndajmë atë [që është] një shtet i krijuar artificialisht – për t’i dhënë një pjesë Bullgarisë, dhe diçka Shqipërisë”, tha Lavrov, duke shtuar se Kryeministri shqiptar kishte folur për një Shqipëri të Madhe.

Por ministri i Jashtëm i Bullgarisë, Daniel Mitov, i cilësoi si “shumë të papërgjegjshme” deklaratat e homologut të tij rus mbi ndarjen e Maqedonisë mes Bullgarisë dhe Shqipërisë. Deklarata e këtij të fundit u publikua nga disa medie bullgare.

Deklarata e Lavrovit ishte pjesë e një sërë vlerësimesh të tij që pasqyrojnë vijën zyrtare të Kremlinit. Ndër to spikat edhe deklarata, sipas së cilës, Kryeministri maqedonas Nikola Gruevski ishte vënë nën presion për refuzimin e tij për t’ia bashkuar sanksioneve ndaj Rusisë.

Sipas një deklarate nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë, në vijim të një takimi që ministri Ditmir Bushati pati me homologun e tij gjerman, Frank-Ëalter Steinmeier, më datë 20 maj, “ministrat ranë dakord mbi rëndësinë e integritetit territorial dhe stabilitetit të Maqedonisë, si dhe mbi nevojën e gjetjes së një zgjidhjeje për krizën politike në këtë vend”

Më Shumë

Policia shqipton mbi dy mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 2084 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente...

25 vjet nga masakra në familjen Berisha në Suharekë

25 vjet më parë, forcat serbe fillimisht kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të rreth 50 anëtarëve të familjes Berisha, e më pas...

Lajmet e Fundit