10.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Luftimet në Jemen, bllokohen mijëra njerëz, alarm për krizë humanitare

Mijëra civilë jemenas janë bllokuar në periferinë jugore të portit të Hodeidah, në Detin e Kuq, ndërsa forcat e mbështetura nga një koalicion i udhëhequr nga Sauditët bombarduan kryengritësit Houthi në qytet, thanë grupet humanitare të hënën.

Aleanca ka dislokuar mijëra trupa ushtarake në ditët e fundit pranë portit të mbrojtur nga Houthi, por një burim në koalicion i tha Reuters se nuk kishte plane për një sulm të menjëhershëm.

Organizata e Kombeve të Bashkuara kanë thënë se një sulm ndaj qytetit, pika hyrëse për 80 për qind të importeve dhe furnizimeve me ndihma për të varfërit e Jemenit, do të rrezikonte të shkaktonte zi buke.

Luftimet kanë arritur pranë zonave të banuara, pranë një universiteti që ndodhet rreth 4 kilometra nga porti, por edhe afër spitalit kryesor, thanë grupet e ndihmave dhe banorët, transmeton tch.

“Të gjithë njerëzit që jetojnë midis aeroportit dhe universitetit janë të bllokuar. Katër ditët e fundit kanë qenë shumë të vështira, është përtej niveleve katastrofike”, tha Isaac Ooko, menaxher i zonës Hodeidah për Këshillin Norvegjez të Refugjatëve (NRC).

“Sulmet ajrore kanë qenë shumë intensive dhe fluturimi i avionëve shkakton ankth të përhershëm. Hodeidah është bërë një qytet fantazmë, njerëzit qëndrojnë brenda dhe rrugët janë të braktisura”, tha ai për Reuters me telefon.

Juliette Touma, zëdhënëse e fondit të fëmijëve të UNICEF, i cili ishte kohët e fundit në Hodeidah, shprehu frikë për al-Thawra, spitali kryesor në bregun perëndimor të Jemenit dhe një qendër e trajtimit të kolerës dhe difterisë.

“Luftimet mund të dëgjohen nga spitali, por dhe nga shtëpia jonë pranë tij”, tha Touma.

Më Shumë

Hapet konkursi për Kryeshef Ekzekutiv të Ndërmarrjes Publike “Hidroregjioni Jugor” në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” SH.A. ka shpallur një konkurs publik për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv. Kjo pozitë ka përgjegjësi të rëndësishme në menaxhim...

Moti sot me diell dhe shumë i ngrohtë

Të dielën, më 14 prill parashikohet të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë. Era do fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 6-25...

Lajmet e Fundit