9.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Mësuesi e pranon: Kam bërë vetëm dy herë seks me nxënësen

Prokuroria e Lushnjes kërkon 25 vite burg për Demir Hoxhën, mësuesin e akuzuar se ka dhunuar një nxënësen e tij 11-vjeçare. Prokuroria thotë se Hoxha e ka pranuar se ka bërë seks me vajzën në dy raste.

Zbulimi i këtij rasti shokoi opinionin publik. Ngjarja u kallëzua në fillim të qershorit, kur e mitura bëri një denoncim në polici në prani të prindërve. Prokuroria thotë se mësuesi ka bërë seks me vajzën në janar të këtij viti. Mësuesi i arrestuar dha brenda ditës dy dëshmi kontradiktore.
Ai në sallën e gjyqit në Lushnjë e ka mohuar se ka abuzuar seksualisht me të miturën.

Mirëpo pak orë më vonë, ai e ka pranuar se ka kryer dy herë marrëdhënie seksuale me të në ambientet e shkollës Hysen Malko në Divjakë. “Për çfarë më akuzoni kot mua…!? Pse, çfarë i bëra unë asaj…!? Mollë ishte ajo, që ta kafshoja unë?”.

Kështu mësohet ta ketë kundërshtuar prokuroren gjatë marrjes në pyetje, mësuesi 62-vjeçar Demir Hoxha nga fshati Zharnec i Divjakës, duke shokuar hetuesit e pranishëm me arsyetimin që jepte për të justifikuar veten.

Ndërkohë që ka mohuar të ketë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të miturën, 62-vjeçari Hoxha është përpjekur t’u shmanget pyetjeve të hetuesve kur është përballur me dëshminë e vajzës dhe me përgjimet ambientale të siguruara gjatë hetimeve paraprake.
Por ndaj 62-vjeçarit Demir Hoxha ishin siguruar prova të pakundërshtueshme që vërtetonin se ai ka kryer abuzim seksual me të miturën A. K. nga fshati Kryekuq i Rrethit të Lushnjës, ku ai jepte mësim prej 43 vitesh. /Telegrafi/

Më Shumë

Lajmet e Fundit