14.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Pakistani reagoi ndaj akuzave të Trumpit

Ministri i mbrojtjes i Pakistanit, Khurram Dastgir Khan, në rrjetin Twitter, u është përgjigjur akuzave të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, se “ata u japin strehim terroristëve , të cilët ne i ndjekim në Afganistan”.

Zoti Khan tha se Pakistani, “si aleat antiterror u ka dhënë SHBA-ve, tokë dhe komunikim ajror, baza ushtarake dhe bashkëpunim në inteligjencë, që e kanë shkatërruar al-Kaidën gjatë 16 viteve të fundit, por Shtetet e Bashkuara nuk na kanë dhënë asgjë pos fyerjeve dhe mosbesimit”.

Nga ana tjetër, ministri i jashtëm pakistanez, Khawaja Mohammad Asif, i tha rrjetit televiziv, Geo Television, se “Shtetet e Bashkuara duhet t’i mbajnë përgjegjës njerëzit e vet për dështimet në Afganistan”.

“Amerika është e frustruar për shkak të disfatës në Afganistan”, tha Asif dhe ka shtuar se “Amerika duhet ta marrë rrugën e dialogut në vend të përdorimit të forcës ushtarake në Afganistan”.

Presidenti Trump dje është kërcënuar me ndaljen e ndihmës prej miliarda dollarësh për Pakistanin. /REL/

Më Shumë

Proton Cable Prizreni nikoqir i Golden Eagle Yllit

Sot zhvillohen dy përballje interesante në Superligën e Basketbollit kosovar. Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 27-të të PrinceCaffe Superligës. Proton Cable Prizreni do të...

“Njëri më humbi në luftë, tash tjetrin ma mori Serbia” – nëna e ish-ushtarit të UÇK-së, Hasan Dakaj, e përlotur lut institucionet t’ia kthejnë...

Familja e ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj, që u arrestua më 5 janar në Serbi, po kërkojnë ndihmën e shtetit për...

Lajmet e Fundit