8.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Papa: Evropa e kërcënuar nga “ballkanizimi”

Kreu i Kishës katolike, Papa Françesku ka tërhequr vërejtjen nga rreziku i “ballkanizimit” të Bashkimit Evropian dhe ka vlerësuar se për ta evituar këtë, BE do të duhej të forconte “kreativitetin” e vet dhe të mësojë për të pranuar “ndarjet e shëndosha” në radhët e veta.

Duke biseduar me gazetarë në avion pas kthimit nga vizita në Armeni, transmeton Koha.net, Papa ka përmendur rrezikun nga rajonet si Skocia e Katalonja që ta shpallin ndarjen dhe kjo gjë do të sillte “ballkanizimin e Evropës”.

“Që Evropa ta kthejë fuqinë që e ka pasur në rrënjët e veta, duhet të jetë kreativitet dhe ndarje të shëndoshë (…), që do të thotë të ketë më shumë pavarësi, më shumë liri të vendeve të Bashkimit Evropian”, ka thënë ai.

Më Shumë

32 vjeçari nga Suhareka dyshohet se i dha fund jetës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Shirokë të Suharekës, dyshohet se një person i ka dhënë fund jetës së...

Koha për spektakël në gjysmëfinale

Në fundjavë fillojnë ndeshjet gjysmëfinale të “Play-off”-it në Prince Caffe Superligë, ku pritet një spektakël i basketbollit. Në gjysmëfinale do të ndeshen katër skuadrat që...

Lajmet e Fundit